×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Kërko falje e s’të falim dot”, në Tiranë qytetarët solidarizohen me të moshuarën e dhunuar në Pejë

    Insajderi
    03 November 2022 - 19:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

      Një numër qytetarësh të Tiranës kanë dalë sot në “Sheshin Skënderbej” për të mbështetur në mënyrë simbolike të moshuarën në Pejë që u dhunua nga një infermiere.

      Qytetarët kanë lënë disa mesazhe të shkruara në pankarta për t’u solidarizuar me të moshuarën por edhe për të shpërndarë mesazhe ndërgjegjësimi kundër dhunës.

      “Të dua nënë”, “Familja, pasuria jonë”, “Kërko falje, e nuk të falim dot” e “Stop Dhunës” janë disa nga mesazhet e shkruara në shesh.

      Kujtojmë se mbarë opinioni publik në Kosovë dhe Shqipëri është tronditur nga publikimi i një videoje në të cilën shfaqet infermierja Aurona Pelaj duke ushtruar dhunë ndaj një të moshuare në një shtëpi kujdesi për të moshuarit në Pejë.

      Punonjësja shihet duke goditur me shpulla dhe këmbë në bark të moshuarën ndërsa vajzat e tjera e filmojnë dhe qeshin.

      E moshuara është nëna e dëshmorit Taulant Nura.

      Videoja është filmuar nga një anëtarë tjetër e stafit, teksa në video dëgjohen edhe të qeshura.

      Policia ka konfirmuar se dy punonjëse të shtëpisë për të moshuarit “Orenda” janë arrestuar, përfshirë edhe kujdestaren, Aurona Pelaj, që shihet duke e goditur me shuplakë në fytyrë dhe në kokë të moshuarën, e cila është e pafuqishme të reagojë.

      Autorja është nga fshati Novosellë e Pejës dhe kishte disa muaj që punonte në këtë qendër. /abcnews.al/

      OP-ED
      Nga Rubrika

      © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

      Impressum

      Kontakt

      Trademark