19:19 - 25 Tetor 2021

35 persona me simptoma helmimi janë paraqitur sot në spitalin e Krujës, ku kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Policia e Krujë njofton se ka ngritur grupin hetimor, i cili ka shkuar në spitalin e Krujës dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e shkakut.

“Nga ana e Policisë janë njoftuar organet e shëndetit publik dhe të AKU-së, për të sqaruar këtë situatë. Priten analizat nga DSHP Krujë dhe Tiranë. Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet procedurale, me qëllim zbardhjen e shkakut dhe sqarimin e rrethanave të këtyre rasteve“, thuhet në njoftimin e policisë.