22:06 - 26 Nëntor 2020

Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, me rastin Ditës së Falënderimeve, ka pranuar një letër nga presidenti i porsazgjedhur i ShBA-së, Joe Biden.

VIDEO:

Këtë lajm Rexhepi e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, me ç’rast ka prezantuar edhe një pjesë të letrës së gjatë të dërguar nga presidenti Biden.

Ndër të tjera në letrën e Biden dërguar Rexhepit thuhet “Besimi, guximi, sakrifica, shërbimi ndaj vendit, shërbimi ndaj njëri-tjetrit dhe mirënjohja edhe përpara vuajtjeve, kanë qenë prej kohësh pjesë e asaj që do të thotë falënderimet në Amerikë”.

Po ashtu Rexhepi pa bërë të ditur se ka pranuar rreth 50 letra nga senatorë e kongresistë amerikanë.