×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    ​12-vjeçarja vret babain për t’u bërë e famshme

    Insajderi
    23 October 2021 - 20:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në shtetin brazilian të Santa Catarina, ku një vajzë 12-vjeçare vrau babain e saj polic për të fituar famë.

    Së bashku me shoqen 13-vjeçare, ajo ekzekutoi të atin pasi u frymëzua nga vrasja e tmerrshme e Red Baron nga 20 vjet më parë.

    Nxënësja dyshohet se u frymëzua nga Suzane Louise von Richthofen, një pasardhëse e asit fluturues gjerman të Luftës së Parë Botërore, e cila vrau prindërit e saj të pasur në Sao Paulo të Brazilit në vitin 2002, raporton Daily Star.

    Mediat vendase kanë raportuar se vajzat e kanë kryer vrasjen e supozuar sepse donin të bëheshin të famshme si Suzane Louise von Richthofen.

    Adoleshentët thuhet se kanë pranuar krimin dhe kanë thënë se janë frymëzuar nga historia e Suzanes, dhe besonin se do të bëheshin po aq të famshme sa ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark