×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    ​Arrestohet dy persona për tregti të ndaluar, konfiskohet një sasi duhani

    Insajderi
    22 July 2021 - 22:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka arrestohen dy persona si të dyshuar për përfshirje në veprën penale “tregti e ndaluar” dhe ka konfiskuar një sasi duhanit.

    Këtë lajm e ka bërë të ditur Policia përmes një komunikate për media.

    “Njësia Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit–Gjilan, e përkrahur nga Njësia e Reagimit të Shpejtë-Gjilan, nga Dogana e Kosovës dhe ATK-ja, me qëllim të luftimit të ekonomisë jo-formale, ka ekzekutuar urdhëresën e Gjykatës Themelore-Gjilan për kontrolle në shtëpitë e dy të dyshuarve B.M (viti i lindjes 1975, mashkull, kosovar) dhe B.M (viti i lindjes 1971, mashkull, kosovar) nga Gjilani”, thuhet tutje në njoftim.

    Sipas Policisë, ky operacion është realizuar për shkak të dyshimit se të dyshuarit e lartshënuar kane kryer veprën penale ‘tregti e ndaluar’. Ata në shtëpitë e tyre kanë përpunuar, grirë dhe paketuar duhan të cilin më pas e kanë plasuar në treg. Duhanit të përpunuar i kanë vendosur lloje të ndryshme të firmave të duhanit. Një sasi e madhe e duhanit të grirë të përpunuar, të papërpunuar dhe cigaret pa banderol , makinat për grirje dhe përpunim të duhanit janë sekuestruar nga Doga e Kosovës.

    Të dyshuarit janë intervistuar në prezencën të avokateve, është njoftuar prokurori i shtetit dhe me aktvendim mbi ndalimin të personave, të dyshuarit janë ndaluar në Qendrën e Ndalimit për 48 orë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    25 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark