×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    ​Arrestohet “El Chapo” i Azisë

    Insajderi
    24 January 2021 - 14:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kreu i një prej karteleve më të mëdhenj të drogës në Azi u arrestua në Amsterdam, njoftoi BBC.

    Tse Chi Lop, 57 vjeç, i kërkuar që prej disa vitesh, u arrestua nga policia holandeze me kërkesë të policisë federale australiane.

    Autoritetet australiane bënë sot presion për të siguruar ekstradimin e një të arrestuari në Holandë, i dyshuar si baroni i drogës në Azi dhe një prej personave më të kërkuar në botë.

    Policia nuk dha detaje për emrin e personit të arrestuar, por mendohet se bëhet fjalë për Tse Chi Lop, një kanadez me origjinë kineze, i njohur me emrin e El Chapo i Azisë, i cili drejton një perandori prej 70 miliardë dollarësh që administron trafikun e drogës në të gjithë Azinë.

    Pesëdhjetë e gjashtë vjeçari, një prej personave më të kërkuar në botë, u arrestua në aeroportin e Schiphol para se të nisej për në Kanada.

    Policia australiane e kërkon që prej më shumë se 10 vitesh dhe tashmë qeveria kërkon ekstradimin e tij.

    Sipas policisë federale australiane ai është përgjegjës për 70% të drogës së hyrë në vend.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark