×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Bekim Jashari jep një lajm të mirë për studentët e Skenderajt

    Insajderi
    13 June 2020 - 08:30

    Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se dje kanë shpallur thirrjen për aplikim për ndarjen e bursave për studentët e kësaj komune për vitin 2020.

    Jashari ka shkruar në Facebook se marrë parasysh situatën pandemike dhe faktin që për disa muaj është pezulluar mbajtja e ligjeratave për studentët, me qëllim të përfshirjes më të madhe të studentëve, këtë vit po i ndajnë 170 bursa për 170 studentë, me nga 300 euro për secilin student.

    “Të dashur studentë, ju ftoj që të aplikoni, afati i fundit për aplikim është 29.06.2020. I tërë ky proces do të jetë transparent dhe vlerësimi do të bëhet sipas kritereve të përcaktuara”, ka shkruar ai.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark