×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    ​Britania do të rritë taksat e korporatave për shkak të shpenzimeve kundër COVID-19

    Insajderi
    03 March 2021 - 20:39

    Ministri i Financave së Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, njoftoi sot rritjen e taksës së të ardhurave të korporatave në 25 për qind në prill 2023, në mënyrë që qeveria të rikuperojë financat publike pas një huazimi të madh për shkak të pandemisë COVID-19.

    Ai një gjë të tillë e bëri të ditur gjatë një prezantimi mbi buxhetin në Dhomën e Ulët të Parlamentit britanik duke theksuar se ndryshimi do të hyjë në fuqi një vit më vonë sesa Zyra e Përgjegjësisë së Buxhetit (OBR), një organ shtetëror që siguron parashikime të pavarura, pret që produkti i brendshëm bruto të kthehet në niveli para pandemisë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark