×
  • Lajme
  • Insajderi

    ​Dëshmitari në Hagë: Personat që më kanë mbajtur kanë pasur tesha të larme që i ka mbajtur UÇK-ja

    Insajderi
    20 September 2021 - 14:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pjesa e dytë e seancës në Hagë ku po zhvillohet gjykimi në rastin e ish-pjesëtarët të UCK-së, Salih Mustafa, po vijon e mbyllur ku po mirret në pyetje, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, dëshmitari i parë në këtë gjykim.

    Në pjesën e parë të seancës, dëshmitari ka thënë se personat që sipas tij e kanë kidnapuar janë prezantuar si pjesëtarë të UÇK-së dhe kanë pasur të veshur “tesha të larme të UÇK-së”.

    Sipas dëshmitarit të parë në këtë gjykim, i njëjti është ndaluar nga sy persona që sipas tij janë prezantuar si pjesëtarë të UÇK-së, të cilëve pastaj u janë bashkuar edhe të tjerë dhe siç ka thënë dëshmitari e kanë dërguar për mbajtje në një vend në fshatin Zllashë.

    “E kanë pasur uniformën. Do tesha të larme që i ka mbajtur UÇK-ja”, ka thënë dëshmitari kur është pyetur nga prokurori se çfarë uniforma mbanin personat që dëshmitari thotë ta kenë kidnapuar.

    Ai a ka thënë se nuk ka arritur të vërejë nëse kanë pasur shenja apo emblema.

    “Ti the që ishin të policisë ushtarake të UÇK-së, nga e di ti që ishin të policisë ushtarake të UÇK-së”, ka pyetur prokurori.

    E sipas dëshmitarit, ata janë prezantuar si pjesëtarë të UÇK-së.

    “Po ashtu edhe mu kanë prezantuar”, ka thënë dëshmitari.

    Dëshmitari i parë në gjykimin e Salih Mustafës po dëshmon nën masa të mbrojtura sigurie ku identiteti i tij nuk është i ditur për publikun dhe ka të vendosure një perde e cila i pamundëson të akuzuarit Salih Mustafa të shoh dëshmitarin.

    Në fillim të seancës Salih Mustafa ka kërkuar fjalën por nga gjykatësja i është thënë se do të ketë një rast tjetër gjatë seancës së sotme për t’i dhënë fjalën meqë njëherë do të vijojë seanca me dëgjimin e dëshmitarit.

    Seanca e sotme ku po merr pjesë dëshmitari i parë ka vijuar e mbyllur për disa minuta dhe në disa pjesë ka pasur redaktim gjatë transmetimit.

    Ky është gjykimi i parë që ka filluar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja dhe që po qëndron në paraburgim prej shtatorit të vitit 2020.

    Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator, me pretendimin për krime lufte, dhe u dërgua në objektin e paraburgimit në Hagë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark