×
  • Lajme
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    ​Dumoshi: Burgu në QRTK do të shndërrohet në muze

    Insajderi
    14 October 2020 - 14:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi të mërkurën ka vizituar Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore, në Prizren, ku është pritur nga drejtori i kësaj qendre, Samir Hoxha.

    Dumoshi u shpreh se në plan-programin e stafit të QRTK-së është zhvillimi dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore, si pjesa më e rëndësishme e historisë së Kosovës.

    “Kur jemi në Prizren, dihet mirë sidomos në zyrat tona që kanë një staf të mrekullueshëm dhe plan-programin e zhvillimit të pjesës së trashëgimisë e cila është pjesa më e rëndësishme, pjesa më vitale e prezentimit të kujtesës sonë historike këta njerëz bashkërisht e dërgojnë përpara… po ashtu po përfundojmë muajt e trashëgimisë, nesër veç përfundon dhe Ministria e Kulturës ka pasur aktivitete të ndryshme”, ka thënë Dumoshi.

    Ministrja Dumoshi ka thënë se burgu i cili ndodhet në këtë qendër do të bëhet muze që do të dokumentojë historinë qe ka kaluar vendi ynë.

    Me drejtorin ne biseduam dhe posa e vizituam burgun famëkeq, dhe këtë burg ne do ta zhvillojmë do ta bëjmë si muze që do të dokumentohen historia jonë e trishtë, e njerëzve të cilët kanë kaluar, dhe të cilët edhe sot nuk gjinden as eshtrat e tyre, njëri prej tyre është edhe familjar i imi. Për mua është emocion i veçantë, po në këtë burg, vet shkrimet të cilat janë shkruar, dhe notat e muzikës, tregojnë që pjesa intelektuale ka përjetuar torturat me të rënda”, ka thënë Dumoshi.

    Me këtë rast, drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore, Samir Hoxha ka thënë se prioritet i tyre janë bodrumet e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore.

    Ai ka thënë se në këto bodrume është gjetur edhe një qendër paraburgimi që ishte në vitet 1945-1965.

    “Një projekt të cilin e kemi si prioritet tonin, bëhet fjalë për bodrumet e kësaj ndërtese, të cilat gjatë procesit të hulumtimit dhe dokumentimit të arkivave, ne kemi gjetur që në bodrumet e kësaj ndërtese ka ekzistua një qendër paraburgimi që nga koha Oznes, në periudhën e viteve 1945-1965, po ashtu me ministren shprehem të gjitha punët dhe përkushtimet tona që po i bëjmë”, ka thënë Hoxha.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark