×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    ​KGjK vendos të hap konkurs për pozitat e lira në administratën e gjyqësorit

    Insajderi
    26 October 2020 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), autorizoi sekretariatin që të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për inicimin e procedurave për shpalljen e pozitave të lira në administratën e gjyqësorit bazuar në Ligjin për Buxhetin e vitit 2020.

    Këshilli nëpërmejt një komunikate ka njoftuar se është aprovuar propozimi i kryetarit të Gjykatës Supreme për emërimin, përkatësisht vazhdimin e mandatit të gjyqtarit Rasim Rasimi si anëtar/kryesues i Panelit për Lirim me Kusht, dhe gjyqtarit Beshir Islami, si anëtar rezervë, me mandat dy vjeçar.

    “Gjatë këtij takimi, anëtarët e KGjK-së, aprovuan dorëheqjen nga pozita e gjyqtarit porotë në Gjykatën Themelore në Gjilan, Sejdi Beqiri. Këshilli, aprovoi draft vendimin për kompensimin e anëtarëve të KGjK-së. Këshilli, autorizoi Drejtorin e Përgjithshëm të SKGJK-së që të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për inicimin e procedurave të rekrutimit për plotësimin e pozitave të lira në administratën e gjyqësorit për shpalljen e pozitave të lira në administratën e gjyqësorit bazuar ne Ligjin për Buxhetin e Vitit 2020. Kryesuesi Skender Çoçaj, njoftoi anëtarët e Këshillit lidhur me procesin e Rishikimit Funksional të Sundimit të Ligjit, rreth së cilit ata do pranojnë dokumentet e fundit të përgatitura nga Ministria e Drejtësisë, me qëllim që secili të kontribuojë me analiza dhe komente, pasi që është një proces mjaft i rëndësishëm për gjyqësorin e Kosovës dhe pritet të diskutohet në mbledhjen e radhës së KGjK-së”, thuhet në komunikatë.

    Në fund, Këshilli vazhdoi takimin me dyer të mbyllura për shqyrtimin e gjashtë 6 rasteve disiplinore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark