×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    ​Konjufca: 10 bashkatdhetarët tanë iu kthyen Kosovës nëpër arkivole, e tërë Kosova është pllakosur në zi

    Insajderi
    28 July 2021 - 18:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Për vdekjen e bashkatdhetarëve nga Kosova që humbën jetën në aksidentin në Kroaci, kryetari i kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca thotë se i gjithë vendi është pllakosur në zi dhe mbytur ne dhimbje për humbjen e tyre.

    Ai ka thënë se në këto momente tronditëse është pranë familjeve të tyre.

    “Të nderuara familje Binakaj, Rrustemi, Kolmekshaj, Kastrati, Bellanica, Maloku, Hoxha, Iprijaj e Sylmetaj, si dhe të afërm e miq të bashkatdhetarëve që humbën jetën në aksidentin tragjik të së dielës. Jo vetëm ju, por e tërë Kosova është pllakosur në zi dhe mbytur në dhimbje për bashkatdhetarët tanë të dashur, që pësuan në fatkeqësinë tragjike afër Slavonski Brodit të Kroacisë, derisa po ktheheshin në atdhe nga mërgimi për pushime çmallëse. Këtë herë, përmes udhëtimit të tyre të fundit, 10 bashkatdhetarët tanë iu kthyen Kosovës në trajtën më të dhimbshme – nëpër arkivole. Në këto momente tejet tronditëse për ju që humbët më të dashurit tuaj dhe për mbarë Kosovën, jemi bashkë dhe pranë njëri-tjetrit për të shprehur solidaritetin vëllazëror, për të ndarë dhimbjen dhe për ta përballuar më lehtë pikëllimin për jetët e humbura në këtë tragjedi të dimensioneve tejkombëtare, si dhe për t’u lutur për shërimin e të lënduarve. Ngushëllimet tona më të sinqerta familjeve, të afërmve dhe miqve për humbjen e më të dashurve të tyre. U qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Konjufca. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark