×
  • Sport
  • Sport

    ​Kosova përballet me Poloninë, selektorja Fazliu dhe futbollistet shprehen optimiste për fitore

    Insajderi
    24 November 2021 - 19:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave do të ballafaqohet nesër me Poloninë në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror 2023 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Më këtë rast, trajnerja Afërdita Fazliu ka thënë në një konferencë për media se Polonia është një kundërshtar shumë i fortë, por që skuadra që ajo e drejton synon një rezultat pozitiv nga ky ballafaqim.

    “Realisht nuk është se nuk jemi në një grup të fortë. Edhe Polonia i bashkangjitet dy kombëtareve si Norvegjia dhe Belgjika, megjithatë ne jemi munduar që prej ndeshjeve të tetorit që i kemi pasur maksimalit që ta studiojmë ekipin kundërshtar. Nuk do të thotë se Polonia shihet si favorit, ne do të japim maksimumin edhe pse do të jetë e vështirë, nuk do të jetë ndeshje e lehtë…Unë shpresoj që nëse nesër ne do të mund t’i pasqyrojmë vlerat që i kemi në kombëtare shpresoj në një rezultat pozitive”, ka thënë Fazliu.

    Fazliu më tutje bëri të ditur se Kosovës vjen në këtë ballafaqim me dy mungesa siç janë Modesta Uka dhe njëra prej qendërmbrojtësve të skuadrës, ndërsa shtoi se Kosova synon që në këtë grup të përfundoj në vendin e tretë.

    “Fillimisht çdo selektor përgatitet dhe mundohet dhe synimet i ka që të arrijë sa më lartë. Për ne objetivi është që ta ndjekim pjesën e epërme, do të thotë të jemi të ranguar te vendi i tretë i ciki për në do të ishte një sukses i madh duke pasur parasysh që po flasim për tejkalimin e dy vazove”, theksoi Fazliu.

    Futbollistja Erleta Mehmeti premtoi se do të japin maksimumin si skuadër pasi janë përgatitur maksimalisht dhe do të kërkojnë fitore kundër Polonisë.

    “E dimë që Polonia ka një kombëtare të fortë dhe ne jemi grumbulluar që dy ditë dhe kemi provuar që ato gabime që i kemi bërë me kundërshtarë tjerë t’i përmirësojmë, mos tii bëjmë në lojërat e ardhshme. Kemi parë disa lojë të Polonisë, e dimë që është ekip i mirë por asnjëherë nuk do të dorëzohemi, do ta japim maksimumin sepse jemi përgatitur maksimalisht që të futemi për pikë maksimale në lojë”, ka thënë Mehmeti.

    Ndërsa futbollistja tjetër Edona Kryeziu theksoi se nuk ia kanë frikën Polonisë dhe hyjnë në këtë ndeshje vetëm për fitore.

    “Ne e njohim Poloninë, kemi luajtur me Poloninë por ne si kombëtare jemi rritur edhe kemi luajtur lojëra bashkë dhe kemi gjetur eksperiencë dhe besoj që nuk kemi frikë kundër Polonisë por kemi respekt dhe kështu besoj që do të fitojmë”, ka thënë Kryeziu.

    Momentalisht Kosova renditet e katërt në grupin F me katër pikë, katër më pak si kundërshtari i nesërm, Polonia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark