×
  • Lajme
  • Insajderi

    ​Një 29-vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

    Insajderi
    20 January 2021 - 19:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një 29-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga goditja e një veture në rrugën nacionale Prishtinë – Mitrovicë, përkatësisht në Mazgit.

    Lajmi për KosovaPress është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti, sipas së cilës aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 17:00.

    “Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal të komunikacionit rrugor. Rreth orës 18:00, nga ekipi mjekësor i Emergjencës së QKUK-së, jemi njoftuar se këmbësorja Sh.J., 29-vjeç, nuk ka arritur të përballojë plagët e pësuara në aksident dhe e njëjta ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

    Aktualisht hetuesit e njësitit të trafikut rrugor kanë nisë një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark