×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    ​Pse Mossadi solli vaksinat kineze për koronavirus në Izrael?

    Insajderi
    26 October 2020 - 23:22

    Ndërsa disa vende dhe kompani në të gjithë botën garojnë për të zhvilluar një vaksinë efektive antiCOVID-19, agjencia e inteligjencës e Izraelit, Mossad ka sjellë vaksinën koronavirus të zhvilluar nga Kina në vendin e Lindjes së Mesme javët e fundit për studim.

    Gara për vaksinën koronavirus ka filluar disa muaj më parë, por gjithsesi bota po pret me padurim për një vaksinë efektive dhe të sigurt kundër infeksionit SARS-CoV-2. Pothuajse të gjitha vendet kanë filluar procesin e zhvillimit të vaksinës së tyre duke përfshirë SHBA, Britaninë e Madhe, Kinën, Kanadanë, Indinë.

    Siç është raportuar, agjencia e inteligjencës e Izraelit ka sjellë vaksinën kineze në mënyrë që të studiojë dhe të mësojë prej saj. Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Shëndetësisë konfirmoi se vendi po përpiqet të arrijë marrëveshje për të blerë vaksina COVID-19 nga zhvilluesit e mundshëm.

    Zyrtari tha se ka shumë përpjekje diplomatike që po ndodhin “prapa skenave” dhe Izraeli është “duke provuar gjithçka që mundemi për të siguruar që qytetarët izraelitë të kenë qasje në një vaksinë sa më shpejt të jetë e mundur”.

    Dje, Instituti i Izraelit për Kërkime Biologjike njoftoi se do të fillojë provat njerëzore të vaksinës koronavirus të vendit – e cila quhet Brilif – javën e ardhshme.

    Siç është raportuar, kjo vaksinë ka marrë të gjitha miratimet e nevojshme nga Ministria e Shëndetësisë e Izraelit si dhe Komiteti i Helsinkit i cili merret me eksperimente mjekësore mbi njerëz.

    Prova njerëzore e fazës 1 do të fillojë më 1 nëntor, ndërsa faza e dytë pritet të fillojë në dhjetor. Pasi të dyja fazat të rezultojnë të suksesshme, një provë e fazës 3 do të fillojë duke përfshirë 30.000 vullnetarë në prill ose maj 2021.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark