×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Radio Televizioni Zviceran: Shqiptarët përdorin edhe bimë mjekësore kundër Covid-19

    Insajderi
    24 January 2021 - 00:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    E gjithë bota po përpiqet të kuptojë ritmin e vaksinimit kundër Covid-19. Prodhuesit e vaksinave po hasin vështirësi në plotësimin e kërkesës për vaksina, ndërkohë që Shqipëria e nisi fushatën e saj të vaksinimit javën që kaloi, thuhet në një reportazh të Radio Televizionit Zviceran, RTS.

    Ndërkohë, shumë shqiptarë nuk qëndruan duarkryq në pritje.

    Me gati 12 000 tonë në vit, Shqipëria është një nga eksportueset kryesore të bimëve mjekësore në Evropë. Ky sektor ka të punësuar plot 100 mijë persona dhe me pandeminë e 2019-s, dyqanet e bimëve mjekësore të këtij vendi janë plot.

    Me më shumë 50 milionë euro, eksporti shqiptar i bimëve mjekësore ka njohur një bum në vitin 2020.

    Ata zgjodhën të përdorin bimë medicinale shumë të njohura, për t’u mbrojtur nga virusi.

    Aq më tepër që Shqipëria është edhe një nga vendet eksportuese kryesore të tyre.

    Një vend mesdhetar dhe me një florë pak a shumë të ruajtur mirë, Shqipëria është shtëpia e rreth 300 lloje bimësh medicinale. Në këtë vend malor, me tradita rurale, këto bimë janë pjesë e së përditshmesh të shumë shqiptarëve të moshave të ndryshme.

    “Sot, kam ardhur të marr një pomadë kundër psoriazës. Vuaj nga kjo sëmundje prej vitesh tashmë. Kam provuar shumë ilaçe, por pa arritur rezultatet e duhura. Për më tepër, parapëlqej produktet bimore, që na ka dhuruar natyra. Në shtëpi, i nxis familjarët e mi që të përdorin me përparësi këto lloj produktesh për t’u kuruar”, thotë një tjetër.

    Me pamjen e dikujt me temperaturë, Fatjona, ka ardhur të këshillohet me fitoterapisten e saj.

    “Tani për tani, nuk jam me Covid-19. Nuk kam ndjerë simptomat e tij dhe, deri më tani, në familjen time kemi arritur ta shmangim sëmundjen. Por, duke qenë se kam disa nga simptomat që i ngjajnë atyre të virusit, në vend që të shkoj të blej antibiotikë, si fillim, parapëlqej të përdor këto bimë mjekësore”, thotë Fatjona.

    Në dyqanin e saj të bimëve mjekësore, Valentina ndjek konsultat.

    “Pasi kanë përdorur ilaçet që u kanë këshilluar mjekët, njerëzit janë lodhur duke mos parë përmirësime dhe shumë prej tyre u janë drejtuar bimëve mjekësore. Për më tepër, këto lloj biësh janë traditë në vendin tonë. Me to, ne jemi kuruar prej mijëra vitesh. Ato janë trashëgimia jonë”, thotë ajo.

    Mjeku Ylli Merja ka ndihmuar në rizbulimin e bimëve mjekësore. Kundër efekteve të Covid-19, padyshim, Merja ka përgatitur trajtimin e tij antiviral me bazë bimët mjekësore.

    “Kemi përgatitur një përzierje bimësh mjekësore, bimë që kanë veti antivirale më të forta. Dhe, deri më sot, asnjë nga 45 punonjësit e mi nuk ka vuajtur nga simptoma të forta të virusit. As edhe një nga familjarët e tyre, gjithashtu”, thotë ai.

    Sipas medias vendase, bimët e vendit janë përdorur nga laboratorë ndërkombëtarë, në kërkimet e tyre kundër koronavirusit të ri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark