×
  • Lajme
  • Insajderi

    ​SBAShK: Ngritja e çmimeve po shton pakënaqësitë, Qeveria të veprojë

    Insajderi
    26 October 2021 - 09:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sindikata e Bashkuara e Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) në Kosovë ka reaguar lidhur me ngritjen e çmimeve të bukës dhe produkteve të tjera.

    SBAShK thotë se ngritja e çmimeve të artikujve elementarë do të nxisë edhe ngritjen e produkteve të tjera, për çka kërkojnë nga Qeveria që të veprojnë karshi kësaj.

    Nënvizohet që Qeveria ose duhet të ndërpresë këtë trend të rritjes së çmimeve ose duhet të ngrisë pagat në mënyrë që të ruaj mundësinë aktuale blerëse e për mos cenuar shportën familjare. I propozohet Qeverisë që të heq siç thonë gabimet e thanë nga Kushtetuesja për Ligjin e pagave dhe të fillojë implementimi i tij. Nëse ndodh asnjëra nga propozimet, SBAShK thekson pakënaqësitë do të shtohen dhe mund të ketë kërkesa për veprime sindikale.

    Reagimi i plotë i SBAShK:

    SBASHK- Ngritja e çmimeve po shton pakënaqësitë, Qeveria të veprojë

    Anëtarësia e SBASHK-ut kujton Qeverinë se ngritja e fundit e pagave ka ndodhur në mënyrë simbolike prej 4 % nga Qeveria Haradinaj në vitin 2018, ndërsa çmimet e artikujve elementarë kanë shënuar ngritje të vazhdueshme, për t’ia tepruar kohëve të fundit.

    Agjencia e Statistikave e ka zyrtarizuar faktin se janë ngritur çmimet e produkteve ushqimore dhe gjërave tjera elementare. Këtë të vërtetë e kanë ditur dhe e kanë përjetuar në buxhetin e tyre familjar punëtorët e arsimit dhe të punësuarit tjerë, por me keq se këta këtë të vërtetë e kanë përjetuar ata me ndihmë sociale apo edhe të papunët, që në Kosovë nuk janë të pakët.

    Duke parë se trendi i ngritjes së çmimeve ka gjasat të vazhdojë dhe do të nxis ngritjen e çmimeve edhe të produkteve tjera dhe të shërbimeve, sa vijnë e shtohen edhe pakënaqësitë e anëtarësisë së SBASHK-ut, të cilët u kanë dhënë forcë kërkesave që të shtohen angazhimet dhe nga Qeveria të kërkohet që t’u dal përballë këtyre shqetësimeve duke marrë veprime konkrete. Anëtarësia e SBASHK-ut kujton Qeverinë se ngritja e fundit e pagave ka ndodhur në mënyrë simbolike prej 4 % nga Qeveria Haradinaj në vitin 2018, ndërsa çmimet e artikujve elementarë kanë shënuar ngritje të vazhdueshme, për t’ia tepruar kohëve të fundit.

    Në kohën kur ngritja e çmimeve të artikujve elementarë ka ndodhur dhe pritet që kjo të nxis edhe ngritje të çmimeve të produkteve tjera, Qeveria, pasi nuk mundet me akte ligjore të ndërpres këtë trend, ose duhet të bëj ngritje pagash për ta ruajtur mundësinë aktuale blerëse e për të mos e cenuar dukshëm shportën familjare të artikujve elementarë, ose të bëj angazhime konkrete në bashkëbisedë me sindikatat për të hequr gabimet e thëna nga Kushtetuesja për Ligjin e pagave dhe të nis implementimi i tij. Nëse nuk ndodh as njëra nga këto, atëherë pakënaqësitë do të shtohen dhe mund të ketë edhe kërkesa për veprime konkrete sindikale, kërkesa këto që udhëheqësit dhe organet e SBASHK do t’i respektojnë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    25 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark