×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    ​Stafi mjekësor në Britani drejt vaksinimit të detyrueshëm

    Insajderi
    25 October 2021 - 13:24

    Stafi i Shërbimit Kombëtar Shëndetësor i Mbretërisë së Bashkuar (NHS) është paralajmëruar se mund të përballet me kërkesën për vaksinimin e detyrueshëm kundër Covid-19.

    Sekretari britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid theksoi se ai ishte “i prirur” t’i bënte vaksinat të detyrueshme për stafin në Angli, me rreth 100 000 punonjës të NHS-së të pavaksinuar plotësisht.

    Javid këmbënguli se ai nuk kishte marrë ende një vendim përfundimtar, por lëvizja do të nënkuptonte që situata për stafin e NHS në Angli është gjerësisht në përputhje me kërkesat për operatorët e azileve të pleqve.

    Sekretari theksoi se ”prania e stafit të pavaksinuar do të thotë se ekziston një shqetësim për sigurinë e pacientit”.

    “Ka rreth 100 000 persona nga personeli që nuk janë të vaksinuar në NHS”, shtoi ai.

    “Nëse ata nuk janë vaksinuar deri më tani, atëherë ekziston një çështje e sigurisë së pacientëve dhe kjo është diçka që qeveria do ta marrë shumë seriozisht”, theksoi Javid.

    ”Nga 11 nëntori, kushdo që punon ose punon vullnetarisht në një azile pleqsh do të duhet të vaksinohet plotësisht kundër Covid-19, nëse jo do të përjashtohen”, nënvizoi ai.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark