×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Teknologjia 5G, Rama-Blinken nënshkruajnë marrëveshje në Bruksel

    Insajderi
    13 June 2021 - 19:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sekretari i Shtetit amerikan Antony Blinken dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një takimi sot në Bruksel, kanë nënshkruar një marrëveshje për koordinimin mes dy vendeve në përdorimin e teologjisë 5G.

    Sekretari Blinken tha me këtë rast se partneriteti ndërmjet dy vendeve në të ardhmen do të jetë edhe më i fuqishëm.

    “Mendoj se po vendosi një shembull mjaft të fortë për të tjerët sot, për nevojë për t’u siguruar që kur bëhet fjalë për rrjetet më të ndjeshme të teknologjisë që kemi ne, të punojmë me shitës të besuar dhe mendoj se kjo është shumë e rëndësishme dhe një mesazh shumë i fortë për t’u dërguar të tjerëve”, tha Blinken.

    Ai gjithashtu u shpreh mirënjohës për punën e përbashkët që Shqipëria dhe SHBA kanë bërë së bashku përfshirë “Defender 21”.

    Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se për Shqipërinë është krenari që jetë në krah të SHBA dhe e konsideroi nënshkrimin e marrëveshjes si një moment të rëndësishëm.

    “Për mua dhe ne në Shqipëri është një moment i rëndësishëm sepse siç besoj ju e dini kemi ndërmarrë këtë nismë nga ana jo qysh prej disa vitesh dhe u kemi kërkuar vendeve të tjera në rajon që të bëhen pjesë, dhe të gjithë së bashku të bëhemi pjesë për një korridor të sigurt komunikimi dhe ta vëmë atë në duar të qytetarëve dhe institucioneve shqiptare dhe të mos lejojmë që të kompromentohet nga aktorë të tjerë që ndonjëherë janë dashakeqës”, tha Rama.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark