×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    ​Vuçiq: Nesër diskutojmë për masat shtesë

    Insajderi
    20 September 2021 - 20:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se ai i refuzoi të gjitha propozimet e supozuara si kompromise në lidhje me Kosovën, ndërkohë që ka bërë të ditur se nesër do të diskutojnë lidhur me masat shtesë pas vendosjes së reciprocitetit për targa nga ane e Prishtinës zyrtare.

    Ai në një konferencë për media në Beograd tha se “durimi i Serbisë nuk është i pakufizuar, se gjithçka mund të bëhet me forcë, por që serbët nuk do të pajtohen me ato lëvizje. “

    “Nëse prona e serbëve nga veriu i Kosovës vazhdon të jetë e rrezikuar, ne do t’i bëjmë thirrje KFOR -it dhe NATO -s që të mbrojnë jetën dhe pronën e popullatës serbe,” tha Vuçiq.

    Vuçiq njoftoi se sesioni i Këshillit të Sigurisë Kombëtare do të mbahet nesër, dhe se para kësaj ai do të takohet me vendet e QUINT-it “për të parë se çfarë duan prej tij”.

    “Ne duam kompromise, por gjëja më e rëndësishme është që marrëveshjet të respektohen, që nuk ka standarde të dyfishta”, tha Vuçiq.

    Ai shprehu shpresën se Serbia nuk do të marrë masa ekonomike, pasi nuk do të jetë e mirë për të gjithë rajonin.

    “Shpresoj se nuk do të na duhet të marrim masat tona, kjo nuk do të jetë mirë”, u shpreh Vuçiq duke iu referuar takimit të nesërm të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark