×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    1 mijë e 300 euro meditje për Bali Muharremajn – Këto janë shpenzimet e Komunës së Suharekës

    Insajderi
    09 October 2022 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka marrë 1 mijë e 300 euro mëditje. Ndërsa, për udhëtime me veturën zyrtare ka shpenzuar mbi 2 mijë e 200 euro për derivate. Gazeta Insajderi ka siguruar faturat e shpenzimeve në bazë të kërkesës për qasje në dokumente publike.

    Insajderi

    Suhareka drejtohet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Përgjatë periudhës janar-shtator 2022, kryetari Muharremaj dhe zyrtari i komunës Driton Berisha, kanë marrë 1 mijë e 453 euro meditje.

    Zyra e kryetarit Muharremaj ka hargjuar 623 euro për 6 dreka. Këto shpenzime janë bërë nga muaji janar deri në fund të shtatorit të këtij viti.

    Për udhëtime me veturën zyrtare, gjatë periudhës së njejtë janë shpenzuar 2 mijë e 236 euro.

    Në të dhënat e dërguara, nuk dihet qartë se a i ka bërë vetëm kryetari këto shpenzime apo përfshihet edhe zyrtar të tjerë.

    Në zgjedhjet e tetorit 2021, Bali Muharremaj ka fituar edhe një mandat në krye të kësaj komune.

    Muharremaj ka fituar me 52.28 % të votave, i dyti ishte Ardian Shala i LDK-së me 29.51 % të votave të numëruara, ndërsa i treti Salih Zyba me 9.42 % të votave./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark