×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    1 mijë tërmete në 5 ditë, alarm për riaktivizimin e vullkanit

    Insajderi
    17 September 2021 - 11:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Më shumë se 1 mijë tërmete janë regjistruar në 5 ditët e fundit në ishullin La Palma në Kanarie, në Oqeani Atlantik.

    Ekspertët kanë vënë re një rritje në aktivitetin sizmik dhe zhvendosje të magmës nën vullkanin e La Cumbre Vieja, i cili ka shpërthyer në vitin 1949 dhe 1971, ndërsa prej asaj kohe nuk ka qenë më aktiv. Daily Mail shkruan se frika për riaktivizimin e vullkanit është rritur ndjeshëm, ndërsa zona është një nga destinacionet më të frekuentuara turistike e ka një popullsi prej 85 mijë banorësh.

    Sipas Qendrës Kombëtare të Vullkaneve në Kanarie, Involcan, tërmeti më i fortë, mes rreth 1 mijë lëkundjeve, ishte 3,4 i shkallës rihter.

    Në një studim të vitit 2001 pretendohet se një shpërthim i madh i vullkanit është i mundur dhe rrezikon shkaktimin e një cunami gjigant, i cili mund të arrijë deri në Amerikën e Veriut.

    Autoritetet e ndryshuan së fundmi alarmin nga gjelbër në të verdhë, i cili është niveli i dytë nga katër të tillë, në zonat përreth vullkanit. Pas këtij alarmi, zyrtarët e mbrojtjes civile informojnë qytetarët për të marrë masa paraprake për një shpërthim të mundshëm të vullkanit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark