×
  • Lajme
  • Lajme

    1 tetori i përgjakshëm për pavarësi: Nga Prishtina e para 20 viteve në Kataloninë e sotme

    Insajderi
    01 October 2017 - 22:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    20 vite pas kësaj ngjarje, në po të njëjtën datë, një tjetër protestë e përgjakshme për pavarësi zuri vend në një tjetër shtet, atë të Spanjës ku policia e shtetit e ndaloi një votim për pavarësi të Katalonisë nga Spanja.

    Efektet e protestës së mbajtur në Prishtinë do të ndiheshin tek më pas, kur në Kosovë do të shpërthente lufta mes forcave të ushtrisë serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke quar më vonë në përfundim të luftës dhe disa vite më pas në pavarësinë e Kosovës.

    Ajo që i bashkon protestat e 1 tetorit në Prishtinë para 20 viteve dhe protestën e mbajtur sot në Spanjë është dhuna policore ndaj qytetarëve.

    Dhuna e përdorur para 20 vitesh nga policia serbe ndaj studentëve protestues në Prishtinë ka qenë gati e njejtë me atë që ka përdorur policia spanjolle ndaj katalonasëve në Spanjë.

    Përpjekjet e qeverisë spanjolle për të bllokuar një referendum rajonal mbi pavarësinë e Katalonias, kanë përfunduar në dhunë pasi policia mbylli vendvotime dhe konfiskoi kutitë e votimit, pavarësisht rezistencës nga votuesit në të gjithë rajonin.

    Sipas zyrtarëve katalanas, më shumë se 761 njerëz janë duke u trajtuar për dëmtime të shkaktuara nga oficerët e policisë spanjolle në përleshjet që po intensifikohen.

    Zëvendëskryeministrja spanjolle Soraya Saenz de Santamaria tha të djelën në Madrid, se “nuk është mbajtur referendum apo diçka që i ngjason një referendumi”. Ajo tha se heqja e lidhjeve të internetit të zyrës rajonale të regjistrimit nga policia ka neutralizuar çdo aftësi për të formuluar rezultatet e votimit.

    Por zëdhënësit e qeverisë rajonale katalanase që kërkuan mbajtjen e votimit, thonë se 73 për qind e vendvotimeve janë të hapura dhe teknikët e tyre po përpiqen të rregullojnë linjat e prera të internetit.

    Një zyrtar katalanas i lidhur me komisionin rajonal të zgjedhjeve që dha dorëheqjen javën e kaluar nën kërcënimet e qeverisë për gjoba masive, tha se rezultatet e votimit do të shpallen pas mesnatës ose dikur të hënën.

    Personi, duke folur për Zërin e Amerikës në kushte anonimiteti, thotë se votat do të numërohen fizikisht dhe rezultatet do të njoftohen nga një bord i posaçëm zgjedhor të formuar nga “ekspertë dhe akademikë”.

    Sipas kryeministrit të Spanjës, Mariano Rajoy, sot Katalonia dështoi të mbajë referendum të pavarësisë, pasi sipas tij, më shumë se 760 persona kanë mbetur të plagosur e të lënduar gjatë përleshjes mes policisë dhe votuesve.

    “Njerëzit e Katalonisë u mashtruan dhe morën pjesë në këtë votim të ndaluar”, tha Rajoy duke shtuar se ky referendum ishte strategji nga qeveria rajonale që është kundër ligjshmërisë dhe harmonisë demokratike në vend, shkruan Reuters, transmeton Koha.net.

    Në fund, kryeministri ka falënderuar forcat e sigurisë për ndërhyrje te votuesit.

    Ministri i Brendshëm spanjoll Juan Ignacio Zoido thotë se përpjekjet për të legjitimuar votimin e së djelës janë një “parodi”.

    Dhuna shpërtheu herët të dielën kur policia e pengoi presidentin e qeverisë rajonale katalane, Carles Puigdemont, që të votonte në distriktin e tij të Geronës. Puigdemont u filmua më pas duke votuar në një vendvotim tjetër. Autoritetet katalanase u kërkuan votuesve të hedhin votat në çdo vendvotim të hapur që ata mund të gjejnë. Në disa raste njerëzit kanë hedhur vota në kutitë e votimit të vendosura në rrugë.

    “Shteti spanjoll ka penguar katalanasit që të ushtrojnë të drejtat e tyre, duke i dhënë një imazh të tmerrshëm Spanjës” u tha Puigdemont gazetarëve.

    Zyrtarët e policisë spanjolle thonë se janë të zhgënjyer nga forcat policore rajonale të Katalanasve, të cilët i kishin siguruar ata se nuk do të lejonin hapjen e qendrave të votimit.

    Nga mesi i mbasdites, duket se situata po normalizohej në disa vende kryesore votimi.

    Partia kryesore opozitare, PSOE e cila në fillim mbështeti politikën e ashpër të qeverisë konservatore ndaj shkëputjes katalane, i bëri thirrje kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy dhe Puigdemont të jepnin dorëheqjen dhe të organizonin zgjedhje të reja.

    Në shenjë proteste kundër përpjekjeve të qeverisë qendrore për të ndërprerë referendumin, skuadra e futbollit të Barcelonës anuloi një ndeshje me një ekip tjetër spanjoll, sepse ekipi tjetër njoftoi se do të luante me ngjyrat e Spanjës qepur në fanellat e futbollistëve.

    Nën kërcënimin e sanksioneve nga shoqata spanjolle e futbollit, ekipi i Barcelonës më në fund ra dakord të luante një ndeshje me dyer të mbyllura me ekipin nga Ishujt Kanare, ku mbështetja për qeverinë qendrore është e fortë./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark