×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    1 vjet dhimbje: Kujtohet vrasjes e trefishtë në Gllogjan

    Insajderi
    26 November 2022 - 21:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    E shtuna e 26 nëntorit, shënoi njëvjetorin e vrasjes së trefishtë, në Gllogjan të Deçanit.

    Mbrëmjen e 26 nëntorit në Gllogjan, rreth orës 19:00 autobusi që vinte nga Gjakova u sulmua derisa të vrarë mbetën ngasësi i autobusit dhe dy nxënës që ndodheshin brenda.

    Sulmi me armë në drejtim të autobusit privoi nga jeta nxënësen Genta Mustafaj, nxënësin Ledion Hamzaj, si dhe shoferin e autobusit, Gani Gjokaj, shkruan Insajderi.

    Menjëherë pas ngjarjes, Policia njoftoi se nuk ka arsye për të besuar se sulmi ka motive terroriste.

    Disa ditë pas sulmit, Policia e Kosovës nuk posedonte kurrfarë informatash lidhur me të dyshuarit apo të dyshuarin që mund të kishte kryer sulmin, derisa më 28 nëntor Qeveria e Kosovës bashkë me Policinë ofruan shpërblim prej 20 mijë eurosh për këdo që do të jepte informata që do të çonin në arrestimin e autorit apo autorëve të vrasjeve në Komunën e Deçanit.

    Në një konferencë për media në orët e mbrëmjes të së shtunës, Agim Kurmehaj, kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Pejë tha se tre të dyshuarve për sulmin u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

    Kurmehaj shtoi se për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk mund të zbulojë më shumë detaje.

    “Nuk mund të jap më shumë informata ngase do të dëmtonin procesin e hetimeve. Edhe pas arrestimit do të vazhdojmë me intensitet të shtuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme për zbardhjen e këtij rasti”, tha Kurmehaj.

    Halil Mehmetaj u arrestua bashkë me dy djemtë e tij, Kreshnikun e Malsorin, si të dyshuar për krimin mizor të mbrëmjes së 26 nëntorit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark