×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    10 frazat më të bukura të Mbretëreshës Elizabeth II

    Insajderi
    08 September 2022 - 21:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Për jetën, dashurinë, ironinë, mbretëresha Elizabeth ka ditur gjithmonë të shprehet më së miri. Janë dhjetë fraza nga Madhëria e saj për të marrë frymëzim dhe për të mësuar diçka.

    Mbretëresha Elizabeth ka qenë gjithmonë një as i diplomacisë, si dhe një burim i pafund përvoje dhe i së vërtetës.

    Për këtë arsye, fjalët e saj dëgjohen gjithmonë nga nënshtetasit me interes dhe krenari dhe për këtë arsye edhe ne, që nuk e ndjekim fjalimin e saj për kombin çdo vit, duam t’i kapim disa nga perlat e saj.

    Për dialogun ndërmjet kulturave
    “Tradita anglo-saksone është si vaji me uthullën për traditën latine. Për të bërë salcën duhen të dyja, përndryshe sallata nuk është shumë e mirë”.

    Mbi rritjen personale
    “Mësova se si mëson një majmun, duke parë prindërit e mi”.

    Në kërkim të suksesit
    “Unë nuk di një formulë suksesi. Por me kalimin e viteve kam vënë re se disa aftësi udhëheqëse janë universale dhe shpesh kanë të bëjnë me inkurajimin e njerëzve për të vënë talentin, entuziazmin dhe frymëzimin e tyre për të punuar së bashku”.

    Mbi vështirësitë e jetës
    “Ka raste kur jeta duket e vogël, e mërzitshme, e keqe dhe pa qëllim. Dhe pastaj në një moment të caktuar ne tërhiqemi në një ngjarje të madhe që na bën të kuptojmë se sa e fortë dhe thellësisht e qëndrueshme është ekzistenca jonë”.

    Rreth asaj se si të jesh në botë
    “Bota nuk është gjithmonë një vend i këndshëm. Me kalimin e kohës, prindërit tuaj ju lënë dhe askush nuk është i gatshëm të bëjë përpjekje të mëdha për t’ju mbrojtur pa kushte. Duhet të mësosh të jesh në botë, për veten dhe për atë që beson”.

    Mbi shoqërinë mizogjene
    “Pse femrave u kërkohet gjithmonë të buzëqeshin?” Nëse një burrë nuk e bën atë, ai perceptohet si një person solemn, një person serioz, askush nuk mendon se është i trishtuar”.

    Mbi feminizmin
    “Ishin gratë ato që sollën ëmbëlsi dhe dashamirësi në procesin e vështirë të humanizimit të shoqërisë”.

    Mbi dashurinë pa kushte
    “Trishtimi është çmimi që paguajmë për dashurinë”.

    Mbi natyrën e anglezëve
    “Ne jemi një popull i moderuar dhe pragmatik, më rehat me praktikën sesa me teorinë”.

    Për ironinë
    (Para se të pozonte për një portret) “Me apo pa dhëmbë këtë herë?”

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark