×
  • Lajme
  • Insajderi

    10 të vdekur e 521 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

    Insajderi
    01 December 2020 - 15:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dhjetë persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë derisa janë regjistruar 521 raste të reja me COVID-19, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

    Gjithsej janë testuar 1 mijë e 375 persona.

    “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.375 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 521 raste pozitive”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.


    Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (81,75 vjeç), Prishtinë 2 raste (83,58 vjeç), Viti 2 raste (77, 77 vjeç), Mitrovicë 1 rast (71 vjeç), Pejë 1 rast (79 vjeç), Junik 1 rast (83 vjeç), Rahovec 1 rast (78 vjeç).


    Numri total i rasteve pozitive është 40.117 raste nga 145.363 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.026 raste të vdekjes.

    Nga Instituti kanë konfirmuar se janë shëruar 585 persona.

    “Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 585 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 25.586 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.505”, vijon njoftimi.

    Derisa bëhet e ditur se rastet pozitive janë nga këto komuna:

    “Komuna Prishtinë 285 raste, Pejë 36 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Gjilan 25 raste, Gjakovë 21 raste, Ferizaj 16 raste, Podujevë 16 raste, Kamenicë 11 raste, Prizren 10 raste, Deçan 8 raste, Istog 8 raste, Drenas 7 raste, Suharekë 7 raste, Viti 7 raste, Klinë 6 raste, Mitrovicë 5 raste, Rahovec 5 raste, Malishevë 4 raste, Skenderaj 4 raste, Lipjan 3 raste, Vushtrri 2 raste, Obiliq 2 raste, Kaçanik 2 raste, Dragash 2 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Shtime dhe Novobërdë”./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    25 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark