×
  • Lajme
  • Insajderi

    11 kandidatë ia mësyjnë për ta zënë vendin e Arta Rama-Hajrizit në Gjykatë Kushtetuese

    Insajderi
    21 April 2021 - 16:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot ka përfunduar afati i thirrjes publike për një gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. E Kuvendi i Kosovës ka publikuar listën e plotë të kandidatëve që kanë aplikuar për t’u bërë pjesë Gjykatës Kushtetuese.

    Në listën e publikuar janë gjithsejtë 11 kandidatë që synojnë të bëhen gjyqtar të Kushtetueses.

    “Deri më sot në orën 16:00, kanë aplikuar 11 kandidatë: Vigan Qorrolli, Hava Bujupaj-Ismajli, Shukri Sylejmani, Gjylbehare Murati, Hashim Çollaku, Hilmi Jashari, Valbona Shala-Thaqi, Visar Morina, Haxhi Xhemajli, Zef Prenrecaj dhe Ramadan Gashi”, thuhet në listën e publikuar të Kuvendit.

    Tutje thuhet se Kuvendi është duke pritur edhe nominime të tjera eventuale nëpërmjet postës.

    “Proceduara e përzgjedhjes së gjyqtarve do të vazhdojë konform Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark