Derisa sot festohet dita botërore e refugjatëve, shoqata Futbolli Kundër Racizmit në Evropë – FARE, ka përpiluar një listë prej 11 futbollistëve më të mirë refugjatë të evropianit. Formacioni përbëhet nga pesë futbollistë shqiptarë.
Dy vëllezërit Xhaka, Lorik Cana, Valon Behrami dhe Xherdan Shaqiri e përbëjnë formacionin më të mirë të refugjatëve në Euro 2016.
Në këtë 11-she më të mirë është edhe futbollisti më i mirë kroat Modriç, i cili gjatë luftës për pavarësi në Kroaci, ka migruar me familje drejt Austrisë.
Në portë është Steve Mandanda i Francës, i cili është i lindur në Republikën Demokratike të Kongos dhe ka migruar në Francë. /Insajderi.com