×
  • Sport
  • Sport

    Trajnerët që nuk kursejnë

    Insajderi
    01 February 2016 - 15:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Futbolli dhe paraja në ditët të sotme janë të lidhura ngushtë.  Thuajse është e pamundur për të bërë skuadër të fortë pa shpenzuar shuma të mëdha për transferime e futbollistëve.

    Me këtë në mendje, trajnerët e ekipeve të mëdha evropiane nuk kursejnë mjete për të pasur afër futbollistë cilësor që në shumicën e rasteve janë garanci për fitimin e trofeve.

    Trajneri që ka shpenzuar më se shumti për të blerë lojtarë është Jose Mourinho. Portugezi ka transferuar 64 lojtarë për një shumë rreth 628 milionë eurove, me gjithë këto transferime ai konsiderohet një nga teknikët më të suksesshëm të shekullit 21, duke fituar tituj në secilin klub që ka qenë.

    I dyti radhitet kiliani Manuelo Pellegrini, i cili detyrimisht duhet të ishte në këtë listë pasi ka menaxhuar skuadra që kanë buxhet marramendës, si Real Madridi dhe Manchester City.

    Në epokën e tij si trajner ai ka transferuar 60 futbollistë, për një shume prej 592 milionë eurosh, edhe pse shpenzimet e mëdha jo gjithherë i janë përkthyer në suksese. raporton Insajderi.

    Carlo Ancelotti renditet në pozitën e tretë. Italiani 56 vjeçar ka shëtitur në klube të mëdha që prej fillimit të karrierës së tij, duke trajnuar skuadra, si: Milan, Real Madrid apo Paris Saint Germain.

    Ish-trajneri i Milanit ka transferuar në total 47 futbollist, me shumën që e arrin në 562 milionë euro.

    Në këtë listë nuk mungojnë as trajnerët e tjerë prestigjioz të futbollit botëror, si: Pep Guardiola, Roberto Mancini, Rafael Benitez apo Arsene Ëenger.

    Megjithatë, jo vetëm trajnerët që shpenzojnë shumë janë të suksesshëm, të kundërtën e kanë dëshmuar së fundmi trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili me ish-skuadrën e tij Dortmundin, arriti të fitojë tituj të rëndësishëm pa shpenzuar shumë para në transferime. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark