×
Show

12 gjëra që duhet t’i hiqni menjëherë nga Facebook-u

Insajderi
01 May 2017 - 22:23

Me miliarda përdorues, Facebook është njëra nga fuqitë më të mëdha ndikuese në botë.

Por me diçka kaq të fuqishme, duhet të jesh i kujdesshëm se si të merresh me të.

Përderisa Facebook thotë që mbrojtja e privatësisë të përdoruesve është prioritet, ka pjesë të informacionit që do të ishte mirë të konsideroni të mos e keni më, si adresa e shtëpisë, apo ku keni shkuar në shkollë, shkruan indy100.

Një haker anonim ka treguar që këto informata mund të merren dhe përdoren lirshëm nga ta dhe kështu tu cenohet privatësia njerëzve.

Këto janë 12 gjërat që do të donit ti hiqnit:

  1. Ditëlindja

Ditëlindja juaj është një pjesë e një enigme të rëndësishme që gjithashtu përfshin emrin tuaj dhe adresën, me të cilat njerëzit munden më lehtë të kenë qasje në llogarinë tuaj bankare dhe detajet personale.

  1. Numri i telefonit

Më e mira nga kjo është të fitosh një admirues të sjellshëm. Më e keqja? Një ndjekës i cili të thërret pandërprerë.

  1. Shumicën e “shokëve” të tu

Një studim profesorit të psikologjisë Robin Dunbar ka thënë që njerëzit mund të mbajnë përafërsisht 150 marrëdhënie stabile. Largimi i njerëzve të panevojshëm mund të bëjë ndërveprimin me mediat sociale më të shëndetshëm

  1. Fotografi të anëtarit të ri apo fëmijë të familjes

Ata do të mund të mos donin ti shihnin ato foto kur të rriteshin dhe të shihnin vetën në foto të vjetra, mund të mos jenë të pajtimit në të ardhmen me këtë.

  1. Ku një fëmijë i familjes suaj shkon në shkollë

Mund të jetë pre e ngacmimit seksual, pasi numri i ngacmuesve është rritur vitet e fundit

  1. Shërbimi i vendndodhjes

Kjo është e qasshme vetëm ne Androidë dhe iPhone. Por nëse e përdorni këtë, mund ti tregoni me lehtësi, ndokujt që dëshiron të ju lëndojë, vendndodhjen tuaj.

  1. Menaxherin tuaj

Ai mund të shohë çdo gjë që postoni apo shkruani, pra edhe kur ankoheni për punën apo  edhe kur keni bërë ndonjë gënjeshtër.

  1. Ndalo përdorimin e shtimit të lokacionit në postime

Duke bashkangjitur lokacionin kur je në shtëpi, jep edhe adresën tuaj të shtëpisë.

  1. Kur dhe ku po shkon për pushime

Nëse tregon këtë, shumë lehtë mund të atakohesh nga hajnat të cilët e dinë që shtëpinë e ke vetëm.

  1. Statusin tuaj të lidhjes

Nëse dëshiron të festosh lidhjen e re mos e bëj në Facebook. Lidhja mund edhe të dështojë, dhe të ndryshosh shpesh statusin prej “në lidhje” në “beqar” mund të të bëjë të ndihesh më keq se sa që je.

  1. Detajet e kartelës së kreditit

Nuk është asnjëherë ide e mirë

  1. Fotografi të biletës së udhëtimit

Të bësh foto të biletës është një mënyrë për tu mburrur për pushimet, por ky është një gabim. Kjo pasi kodi në këtë biletë është i veçantë për ju dhe mund të përdoret për të gjetur informacione të cilat ua keni dhënë kompanisë së fluturimit.

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark