×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Zyrtare: Rangnick trajner i Manchester United për gjashtë muaj

    Insajderi
    29 November 2021 - 13:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ralf Rangnick është emëruar trajner i ri i Manchester Unitedit.

    Lajmi është konfirmuar nga vet klubi, përmes faqes zyrtare.

    Rangnick do të jetë pjesë e “Djajve të kuq” deri në fund të sezonit, në varësi të kërkesave për vizë pune.

    Pas kësaj periudhe, Ralf dhe klubi kanë rënë dakord që ai të vazhdojë në një rol konsulent edhe për dy vjet të tjera.

    Trajneri i ri tha se është i ngazëllyer që do t’i bashkohet Man Unitedit, dhe mezi pret të mbështet objektivat e klubit.

    “Jam i ngazëllyer që do t’i bashkohem Manchester United dhe jam i fokusuar për ta bërë këtë një sezon të suksesshëm për klubin”, tha Ralf për faqen zyrtare të klubit.

    “Skuadra është plot me talent dhe ka një ekuilibër të madh të rinisë dhe përvojës. Të gjitha përpjekjet e mia për gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë të ndihmoj këta lojtarë të përmbushin potencialin e tyre, si individualisht dhe, më e rëndësishmja, si ekip.

    “Përtej kësaj, mezi pres të mbështes objektivat afatgjata të klubit në bazë të konsulencës.”

    Ndërkohë, Michael Carrick do të qëndrojë në krye të ekipit të parë derisa të finalizohet viza e punës së Ralf. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark