×
  • Lajme
  • Lajme

    13 pacientë me Covid-19 të hospitalizuar

    Insajderi
    26 November 2021 - 13:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 48 pacientë janë duke u trajtuar për Covid-19, në klinikat e QKUK-së për Covid dhe në spitalet e përgjithshme.

    Sipas njoftimit, 13 prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me Covid-19, teksa 35 të tjera janë post-Covid.

    Me oksigjeno-terapi janë 14 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensiv.

    Njoftimi i plotë:

    Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të  Kosovës në trajtim janë 48 pacientë, 13 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 35 të tjerë post-covid, pra pasi kanë kaluar Covid-19.

    Me oksigjeno-terapi janë 14 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensiv.

    Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

    Klinika Infektive,7  pacientë

    Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë, post-covid

    Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë

    Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

    Spitali i Pejës, 5 pacientë

    Spitali i Ferizajt, 1  pacientë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark