×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    13 shtete morën pjesën në ‘Festival Euro Kosova Art’, organizuar nga komuna e Fushë Kosovës

    Insajderi
    19 October 2020 - 17:22

    Është mbyllur edicioni i 9-të i’Festival Euro Kosova Art’

    Festivali Ndërkombëtar i pikturës “Festival Euro Kosova Art ” i cili edhe këtë vit është mbajtur në Fushë Kosovë, saktësisht në fshatin Harilaç, për disa ditë ka qenë vend takimi i artistëve vendor dhe të huaj.

    Në këtë festival përveç artisteve kosovar, kanë marrë pjesë edhe artistë nga 13 shtete të botës.

    ‘Festivali Euro Kosova Art’ organizohet tash e 9 vite nga Komuna e Fushë Kosovës dhe këtë vit ka pas një mbështetje edhe nga Ministria e Kulturës.

    Kujtojmë që në ditën mbylljes së tij morën pjesë shumë figura të njohura, të politikës dhe artit, ku vlen të përmendet, Ministrja e Kulturës Vlora Dumoshi, Ambasadorja e Finlandës dhe shumë të tjerë, shkruan Albanian News

    Drejtori organizativ i këtij festivali, Muhamet Ahmeti, në fund ndau disa mirënjohje për gjitha ata artistë që morën pjesë.

    Më poshtë mund t`i shikoni disa foto nga ky Festival.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark