17:17 - 22 Nëntor 2020

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 565 raste të reja me koronavirus nga gjithsej 2,084 testime të kryera, ndërkohë që betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 14 pacientë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 373 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15.842 që nga fillimi i epidemisë.

Në Tiranë janë identifikuar 146 raste të reja, Gjirokastër 71, Lezhë 50, Elbasan 37, Lushnjë 30, Gramsh 28, Sarandë 25, Kavajë 24, Shkodër 22 etj.

Aktualisht në tri spitalet COVID, po trajtohen 449 pacientë, 12 në terapi intensive, 6 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 14 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv: 6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Korça, 2 qytetarë nga Prrenjasi, një nga Berati, të moshave 59-82 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 32.761 raste pozitive, prej tyre 15.842 janë të shëruar, 16.220 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 699 persona./A2