Newcastle United prezantoi sot fanellat e treta me ngjyrat bardh e gjelbër, ngjyrat këto që simbolizojnë edhe flamurin e Arabisë Saudite.
Kjo lëvizje e klubit anglez nuk është befasi, duke qenë se në fund të vitit të kaluar, Fondi i Investimeve Publike (PIF) i Arabisë Saudite mori pronësinë e klubit që bën gara në Premierligë.
Pas projektit qëndron Princi i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, kështu që Neëcastle u bë një klub me bosët më të pasur në botë.
Tifozët e Newcastle, ngjyrat kryesore të të cilëve janë bardh e zi, shprehën pakënaqësinë në rrjetet sociale për vendimin e drejtuesve që kompletin e tretë të fanellave ta kenë në ngjyrat e Arabisë Saudite.