×
  • Lajme
  • Insajderi

    A e mori seriozisht Shemi i “Ilirëve” deklaratën e komandant Remit, se duhet të këndoj në Sunny Hill?

    Insajderi
    09 August 2022 - 10:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pak ditë para se të nis në Prishtinë festivali Sunny Hill, Rrustem Mustafa i njohur si komandant Remi reagoi për sic tha ai përmbajtjen e paralajmëruar të edicionit të sivjetmë të festivalit.

    Remi tha se “festivali është i varfër” me përmbajtjen aktuale.

    “Festivali i varfër pa emrat shumë të spikatur të artit vendor.Pse të mos jehoi kënga Shqip “Xhamadani vija vija” legjenda Shemi me ILIRËT”, shkroi ai.

    “Nuk do të duhej te shihej vetem ana komerciale e kujt do, në të tilla altivitete”, ka shtuar Mustafa.

    Duket se këtë deklaratë të komandant Remit e mori shumë seriozisht Shemi i grupit “Ilirët”. Ai natën e parë të festivalit iu drejtua skenës së Sunny Hillit për të kënduar, shkruan Insajderi.

    Meqë nuk ishte pjesë e programit të festivalit, ai u “përplas” me organizatorët dhe si pasoj e kësaj u shoqëruar në stacionin policor.

    “Gjatë zhvillimit të Festivalit Sunny Hill, i cili po mbahet në parkun e Gërmisë, më 06.08.2022 rreth orës 16:50, te bina ku përformojnë artistët, është ndaluar: Sh.K., (viti i lindjes 1955, mashkull kosovar), i cili pa autorizim kishte hipur në binë”.

    “Zyrtarë policorë që janë të angazhuar në ofrim të sigurisë gjatë zhvillimit të festivalit, kanë kërkuar që personi në fjalë të largohej nga aty. Ai nuk ka respektuar urdhrin e personit zyrtar dhe me këtë rast është shoqëruar në stacionin policor”, njoftoi policia.

    Me rastin u njoftua edhe prokurori kujdestar, i cili udhëzoi që t`i shqiptohet fletë-paraqitje për mosrespektim të urdhrave të personit zyrtar.

    Shemi nuk u ndal me kaq.

    Të nesërmen ai përmes një postimi në rrjete sociale bëri të ditur se është zotuar që do këndojë këngën “Xhamadani vija-vija” përkundër se Dukagjin Lipa, babait të Dua Lipë që është organizator i festivalit ka thënë që nuk do lejohet ngjitja në skenë.

    “Shihemi në Sunny Hill Shemi iliret Xhamadanin dhe Adem Jasharin…kanga e legjendarit ashte hiti ma i madh për momentin vetëm Dugagjin Lipës i pengon krejt stafin nalt e ka me shkie”, shkroi ai.

    Tha se do të nisej drejt Gërmisë ku mbahej Sunny Hill, për ta provuar edhe një herë mundësinë për ta kënduar këndën për Adem Jasharin.

    “Unë i kam thanë Dugit, pasha dy fëmijët pa e këndua xhamadanin se la. Ai më ka thanë ‘Pasha tre fëmijët s’e ke këndua”. Me më hek mu për mos me këndua dem Jasharin, unë u revoltova. Pse mos me u këndua, kur e kemi në rok version. A ta merr mendja që unë shkoj me zor diku me këndu. Unë jam revoltu, e kam thanë pa e këndu nuk e la“, thoshte Shemi.

    Prap nuk u lejua të këndonte. Shëmi ka thënë se dikur ka pasur një raport të mirë me Dukagjin Lipa-n, por ndodhi një incident i tillë. Ai iu drejtua me disa fjalë të rënda Lipës.

    “Mu më njohin krejt, edhe e dinë që tërë jetën ju kam ndihmue, edhe këtij, mos të thom torollaku, se bash duhet me i thanë torollak, Dukagjin Lipa, i drejtohet Shemi duke pohuar se e ka fjalën për Dukagjin Lipën.

    Ai ka shtuar edhe në fund se i vjen keq.

    “Jam ndjerë keq, kërkoj falje edhe unë”, tha ai.

    Këngëtari nuk u kursye aspak edhe ndaj Elvana Gjatës. Madje, ai e kërcënoi publikisht atë.

    “Unë di mu ba edhe i keq”, tha pos tjerash ai duke e kritikuar këngëtaren se as që e dinte tekstin e këngës që e këndoi në festival.

    “Atë Elvana Gjatën kur ta zë dikun ia tregoj qefin asaj. Di me u bo edhe i keq unë”.

     A është lloj kërcënimi ky e pyet gazetari.

    “Po. Mundet me qenë edhe këercënim. Sepse ajo e ka ditë ngjarjen dhe e ka bërë me qëllim. Si guxon me dal me bo hajgare me herojnt e kombit, se din as tekstin. Dukagjin Lipa e ka detyru me zor Elvana Gjatën me këndu”, deklaron Shemi./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark