×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ilir Ferati zgjidhet kryetar i degës së LDK-së në Istog

    Insajderi
    18 September 2022 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dega e Lidhjes Demokratike në Istog është bërë me kryetar të ri. Është Ilir Ferati, ai i cili është zgjedhur kryetari i ri pas vdekjes së Haki Rugovës.

    Lajmin e ka bërë të ditur i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

    Abdixhiku ndër tjerash, Istogun e cilësoi si një ndër qytetet më të bukura në Kosovë.

    Postimi i plotë:

    “Sot, me bashkëpunëtorë, qëndruam në Istog – një ndër qytetet më të bukura të Kosovës. Aty mbajtëm Kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhor. Iliri, u zgjodh kryetar i ri i degës sonë në Istog”, ka shkruar Abdixhiku.

    “Zgjedhjet në LDK janë gjithmonë festë; por këto të Istogut na vijnë pas shuarjes së hershme të Haki Rugovës. Me Ilirin, kryetarin e tanishëm të komunës dhe tani kryetarin e ri të degës, rrugëtimi ynë politik për një Kosovë të drejtë e përparimtare vazhdon gjithherë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark