×
  • Lajme
  • Lajme

    “16 milionë trashëgimi nga familjari”, prishtinasi thyen rekordin e budallallëkut, në vitin 2022 ra viktimë e mesazhit të rrejshëm

    Insajderi
    20 October 2022 - 16:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nuk janë të rralla talljet që bëhen në rrjete sociale për ofertat dhe paratë që gjoja se i lënë ‘trashëgimtarët’ ndaj familjarëve të tyre kosovarë.

    Pre e një mashtrimi të tillë ka rënë edhe një 50-vjeçar nga Prishtina, të cilit i premtuan 16 milion euro, por për t’i marrë këto të holla ai duhej të paguante rreth 1 milion.

    Sinjali mëson se këto janë detajet nga denoncimi i viktimës në Polici, për çka tashmë Prokuroria është vënë në dijeni dhe ka iniciuar rast.

    Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e viktimës të dhënë para hetuesve policorë gjithçka ka filluar me një email që kishte pranuar në muajin shtator, të cilit ia pa sherrin.

    Personi që dyshohet se ia ka dërguar mesazhin i ishte prezantuar viktimës si një mik i të afërmit të tij, që ia ka lënë 16 milion euro trashëgimi.

    Por kushti për t’i marrë këto para ishte që viktima t’i dërgonte të dyshuarit të holla të tjera. Kështu edhe ndodhi sipas 50-vjeçarit. Ai ka deklaruar në Polici se ka paguar mbi 80 mijë euro përmes bankës në llogarinë e të dyshuarit, për më pak se një javë.

    Paratë që i dha me shpresën se do t’i merrte milionat e bënë qyl viktimën. I dyshuari nuk u bë më i gjallë, çka e shtyri atë të dyshojë, me ç’rast edhe kërkoi ndihmën e Policisë, duke e raportuar rastin.

    Gazeta mëson se pas dhënies së deklaratës dhe mbledhjes së informacioneve të para, Prokurori i Shtetit ka iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Mashtrimi”, derisa të zbulohen detajet të tjera dhe të zbardhen në plotni rrethanat e rastit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark