×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    16 vite në pushtet: Gjermanët i japin ‘lamtumirën’ Merkel me ëmbëlsirën e veçantë

    Insajderi
    15 September 2021 - 18:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këto janë ditët e fundit të pushtetit 16-vjeçar të Angela Merkel në krye të shtetit gjerman. 

    Një ndarje e vështirë do të jetë dhe për vetë qytetarët gjermanë që përkrahën për kaq vite, kancelaren Angela. 

    Një kompani ëmbëlsirash ka krijuar disa biskota që mbajnë fytyrën e Merkel.

    “Është dhuratë për përkrahësit ose kundërshtarët e Angela Merkelit, e cila do të tërhiqet dhe e cila e ka përfunduar shërbimin e saj. Ne shpresojmë që ndokush do ta vendos këtë kujtim ndokund në shtëpi”, tha Thomas Zuber, menaxher i kompanisë “Odenwaelder Marzipan” në Bavari.

    “I kemi përgatitur që të qëndrojnë dy vjet, prandaj njerëzit mund t’ia zgjasin kohën Merkelit edhe për dy vjet” shtoi Zuber duke qeshur.

    16 vite në pushtet/ Gjermanët i japin ‘lamtumirën’

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark