×
  • Lajme
  • Lajme

    17 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

    Insajderi
    08 June 2020 - 10:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 17 raste të reja me koronavirus.

    Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 102 testime, nga të cilat janë konfirmuar 17 raste pozitive, përkatësisht, 8 raste në Tiranë, 6 raste në Shkodër, 3 në Kamëz.

    Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive dhe disa raste të reja në Tiranë dhe Shkodër janë në proces hetimi

    Në Shqipëri janë 284 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Kamëz. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 18500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1263 raste. Në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT janë kryer 2244 testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 7 %.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin, evitimin e kontakteve, shtrëngimit të duarve dhe përqafimeve, ruajtjen e higjienës personale.

    humbje jetën nga koronavirusi 34 persona, më së shumti nga Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark