14:47 - 22 Janar 2023

Policia e Kosovës sot rreth orës 00:28 ka ndalur një shtetas serb në pikën e kontrollit në Bistricë.

Vozitësi me inicialet M.R ishte 20 vjeçar. Gjatë kontrollit në veturë atij iu gjeten mbi 30 mijë euro para.

“Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur një sasi e konsiderueshme e të hollave në vlerë prej 30.870 euro të cilat personi i dyshuar i kishte të padeklaruara”, thuhet në njoftim.

Këto para iu konfiskuan dhe rasti u cilësua ‘mosdeklarim i pasurisë’.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt.