×
  • Lajme
  • Aktuale

    21 komuna në balotazh – Kush me kënd do të shkoj në koalicion?

    Insajderi
    21 October 2021 - 15:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vetëm 17 komuna kanë shënuar fitore të partive në raundin e parë të zgjedhjeve locale të 17 tetorit në Kosovë. 21 komuna përfshirë është kryeqytetin ku bëhet gara më e fortë kanë shkuar në balotazh. Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet me 14 nëntor.

    Kush me kënd në koalicion për balotazh?

    Edhe tri ditë pas përfundimit të zgjedhjeve dhe shpalljes së rezultateteve, asnjë nga partitë politike nuk ka bërë zyrtar ndonjë koalicion mes veti.

    Në garën për kryeqytet do të përballen Arben Vitia me Përparim Ramën. Asnjëri nga ta ende nuk është deklaruar për ndonjë koalicion të mundshëm me dy partitë tjerë PDK-në dhe AAK-në.

    Në Podujevë në garë janë kryetari aktual Shpejtim Bulliqi dhe deputeti i LDK-së Ekrem Hyseni.

    Hyseni në një prononcim për Gazetën Insajderi, ka treguar se nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti për përballje në balotazh me Shpejtim Bulliqin e Vetëvendosjes.

    “Ne kemi menduar për koalicion të qartë dhe të prerë i cili është me qytetarët dhe lidhja me ta, ashtu siç na kanë përkrahë dhe entuziazmin e tyre do ta kemi koalicion dhe do të punojmë bashkë”, tha Hyseni për Insajderin.

    Nga ana tjetër, zyra për media e Lëvizjes Vetëvendosjës në Podujevë në një prononcim për Gazetën Insajderi ka thënë se ende nuk ka ndonjë qëndrim konkret për këtë çështje.

    “Ende nuk kemi vendosur asgje, do të konsultohemi me shtabin tonë zgjedhor poashtu edhe me nivelin qendror rreth kësaj cështje. Në rast se ka ndonjë vendim do të ju njoftojmë”, thuhet në përgjigjet e VV dhënë Insajderit.

    Gara në komunën e Prizrenit do të zhvillohet në mes të kryetarit aktual Mytaher Haskuka dhe kandidatit të PDK-së Shaqir Totaj.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar Mytaher Haskukën nga Vetëvendosja për ta pyetur nëse do të bëjë ndonjë koalicion me partit e tjera për ta mundur Shaqir Totajn e PDK-së.

    Haskuka ka thënë se ende nuk kanë vendosur se me cilën parti do t’i bashkojnë forcat për ta fituar Prizrenin.

    “Ende nuk keni vendos, ende nuk mundem me fol kur të ketë nëse kemi ndonjë vendim do të ju lajmërojmë”, ka thënë Haskuka shkurt për Insajderin.

    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj nuk po e hedh poshtë mundësinë e një koalicioni parazgjedhor, gjegjësisht bashkëpunimit me partitë tjera. Ai në një përgjigje për Insajderin, ka thënë shumë shpejt do t’i fillojnë bisedimet.

    “Ne posa i kemi marrë rezultatet finale dhe tani jemi duke shikuar mundësinë qese pari të bëjmë analizën e kompatibilitetin të programit me partitë tjera”, ka deklaruar Totaj për Insajderin.

    “Nuk kemi kufizime në bashkëpunim për asnjë parti dhe se shpejti do ti fillojmë bisedimet. Pastaj do të kemi më të qartë situatën”, tha kandidati i PDK-së.

    Nga ana tjetër kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Anton Quni ka deklaruar për Gazetën Insajderi se ka pasur vetëm një bisedë telefonike me kandidatin e PDK-së për kryetar, Shaqir Totaj derisa u shpreh se ende nuk ka takuar ndonjërën palë fizikisht.

    Quni tha se ende nuk kanë vendosur nëse do të futen ose jo në koalicion me partitë që e bëjnë garën për balotazh.

    Gara në komunën e Vushtrrisë do të zhvillohet mes kryetarit aktual nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri dhe kandidatit të PDK-së, Ferit Idrizi.

    Idrizi në bisedë për Gazetën Insajderi, është shprehur i hapur për të gjitha partitë të cilat janë të interesuara të bashkëpunojnë. Tregoi se edhe ka kontaktuar me to dhe se është duke pritur përgjigje.

    “Ne shohim bashkëpunimin me secilën parti që nuk është në garë tani përjashto LDK-në me të cilën jemi në balotazh. Me të gjitha partitë e tjera as nuk kemi pasur në të kaluarën, as nuk tash nuk kemi vija të kuqe sepse demokracia ndërtohet duke bashkëpunu sidomos kur është fuqia e votës e shpërndame”, tha ai për Insajderin.

    Gjilani që historikisht nihej si bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pati ndryshim kësaj here. Për 261 vota më shumë Alban Hyseni i Vetëvendosjes arriti ta dërgoi në balotazh kryetarin aktual të Gjilanit, Lutfi Hazirin e LDK-së.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar kandidati për kryetar të LDK-së, Lutfi Hazirin për të pyetur nëse do të ketë koalicion me ndonjë parti tjetër për ta mundur Hysenin e VV-së më 14 nëntor.

    Haziri në përgjigjen tij, tha se do të ketë vetëm koalicion me qytetarët në rrugën drejt fitores.

    “Jo nuk do të ketë koalicon me partit e tjera pasi për momentin kemi koalicion vetëm me qytetarët” tha Haziri shkurt për Insajderin.

    Komuna e Malishevës është njëra nga 21 komunat që do të shkojë në balotazh me 14 nëntor. Atje kandidati për kryetarë nga Nisma, Ekrem Kastrati dhe kandidati për kryetarë nga PDK, Isni Kilaj do të përballen mes vete për të parin e kësaj komune.

    Partia e tretë në këtë komunë u rendit Lidhja Demokratike e Kosovës.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar kandidatin e LDK-së në Malishevë, Bajrush Hotin për të pyetur se cilën parti do ta mbështesin në balotazh.

    Hoti tha se ende nuk kanë marrë ndonjë vendim konkret, porse ka marrë ofertë nga të dy partit PDK dhe Nisma.

    “Jo ende kemi vendosur as unë personalisht as strukturat e degës, për shkak se do të konsultohemi me nivelin qendror se kënd do ta mbështesim. Kemi marrë oferta prej dy partive në balotazh PDK dhe Nisma”, ka thënë Hoti për Insajderin.

    Ramiz Lladrovci ishte shprehur i bindur se do t’i fitojë zgjedhjet e 17 tetorit pa balotazh, por kjo nuk ndodhi. Madje ky fakt e befasoi edhe vet kryetarin aktual të Drenasit.

    Ndonëse u rendit i pari, në balotazh Lladrovci do të garojë me Driton Ajazin nga Partia e Demokratëve për Drenasin (DD).

    I kontaktuar nga Gazeta Insajderi, Lladrovci ka folur lidhur me koalicionet e mundshme. Ai tha se koalicionin e vetëm që do ta bëjë dhe e ka bërë është me qytetarin.

    “Jo nuk e kam pritur balotazhin për shumë arsye. Jo vetëm si komunë kampion për qeverisje të mirë, punët e panumërta që janë kryer por edhe qasjen e qytetarëve, vendimet dhe vendimmarrjen demokratike, diskutimin dhe debatin publik me qytetarët, nuk më kanë lënë përshtypjen se do të kem balotazh”, ka thënë ai.

    Rezultatat e zgjadhjeve të 17 tetorit, cilat komuna u fituan në raundin e parë?

    Sipas rezultateve të publikuara në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lista Serbe ka fituar nëntë komuna, Partia Demokratike e Kosovës katër, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dy dhe Lidhja Demokratike e Kosovës dy, kurse Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur fitore të qartë në asnjë komunë në raund të parë.

    Lista Serbe e mori pa balotazh Leposaviqin, Novobërdën, Shtërpcën, Zubin Potokun, Zveçanin, Graçanicën, Ranillugun, Parteshin dhe Mitrovicën e Veriut.

    Fitore në raundin e parë shënoi edhe PDK-ja në katër komuna. Mitrovicën e Jugut, Ferizajin, Hanin e Elezit dhe komunën e Skenderajt.

    Lidhja Demokratike fitoi pa balotazh vetëm Lipjanin dhe komunën e Pejës. Njesoj edhe Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës, vetëm dy Deçanin dhe Suharekën.  

    Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka marrë asnjë komunë në raundin e parë por ka shkuar në balotazh në gjithsejt 12 komuna.

    21 komuna përfshirë është kryeqytetin ku bëhet gara më e fortë kanë shkuar në balotazh. Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet me 14 nëntor.

    Në balotazh në Prishtinë gara do të zhvillohet mes LDK-së dhe VV-së, njësoj sikurse edhe në Podujevë, Gjilan, Viti e Fushë Kosovë.

    Partia në pushtet në balotazh në Gjakovë do të jetë me AAK-në, njësoj edhe në Rahovec. Kamenica (PSD-LVV),

    Vetëvendosje në balotazh me PDK-në ka shkuar në Prizreni, Shtime e Kaçanik. Ndërsa në Rahovec me AAK-në, në Obiliq me Iniciativen qytetare për Obliqin.

    Në Dragash do të garojnë në raundin e dytë PDK-LDK. Këto dy parti do të përballen edhe në komunën e Vushtrrisë.

    Në komunënn  e Klinës në balotazh kanë shkuar AAK-PDK,  në Malishevë Nisma-PDK, në komunën e Junikut AAK-LDK dhe Mamusha KDTP-KATP, Drenas PDK dhe Demokratët për Drenasin, në Kllokot Lista Serbe-GI SNS),  dhe në Istog LDK-AAK. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark