×
  • Lajme
  • Insajderi

    21 vjeçarit i “del nga duart” biznesi i kriptomonedhave, policia zbulon 16 pajisje në magazinën e tij

    Insajderi
    27 May 2022 - 15:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Shkodrës ka zbuluar 16 pajisje elektronike që shërbenin për gjenerimin e kriptomonedhave virtuale, me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

    Forcat blu kanë bërë të mundur vënien në pranga të një punonjësi, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i këtyre pajisjeve, një 21 vjeçar me inicialet J. M.

    “Gjenden dhe sekuestrohen në një magazinë, 16 pajisje elektronike që shërbenin për gjenerimin e kriptomonedhave virtuale, me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Shpallet në kërkim poseduesi i pajisjeve. Vihet në pranga bashkëpunëtori i tij”.

    Procedohet në gjendje të lirë punonjësi i OSHEE-së, për shpërdorim detyre.

    Lidhur me operacionin policor të koduar “Avalon”, në kuadër të të cilit është ushtruar kontroll në këtë magazinë dhe është shpallur në kërkim shtetasi:

    “J. M., 21 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”; “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”, kryer në bashkëpunim; “Fshehja e të ardhurave”; “Ushtrimi pa licencë i aktivitetit tregtar” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale””, thuhet në njoftim.

    Gjithashtu, si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 43 vjeç, banues në Shkodër, ndërsa sipas policisë i lirë u la F. B., 33 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë lexues i aparatit matës, në OSHEE Shkodër, për veprën penale “Shperdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se ky shtetas ka mundësuar furnizimin e pajisjeve që gjenerojnë kriptomonedha virtuale, me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark