×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    228 orë pas tërmetit në Turqi, nëna me dy fëmijët nxirren të gjallë nga rrënojat

    Insajderi
    16 February 2023 - 09:46
    Termet
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në ditën e nëntë të tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë, shpresat për gjetjen e personave të gjallë nën rrënoja po shuhen me kalimin e orëve.

    Megjithatë, nganjëherë edhe kur duket se janë shuar shpresat, ndodhin mrekullitë.

    Falë përpjekjeve të vazhdueshme të ekipeve të shpëtimit dhe vullnetarëve të shumtë, që janë vënë në kërkim të mbijetuarve që kanë mbetur nën rrënoja, sot janë shpëtuar disa persona.

    Pas 77-vjeçares që u shpëtua pas më shumë se 220 orëve duke qëndruar nën rrënoja, dritë panë e ëma dhe dy fëmijët e saj.

    Kjo grua e habitur pyeti personat që e shpëtuan se “çfarë dite është sot”, pasi që së bashku me dy fëmijët u nxor nga rrënojat në Antakiya, 228 orë pas tërmetit shkatërrues. E mediat turke po e cilësojnë si mrekulli shpëtimin e tyre.

    Mehmet Erilmaz, anëtari i ekipit turk të shpëtimit, e ka përshkruar momentin kur gjeti të ëmën dhe dy fëmijët e saj që i nxorri pa ndonjë lëndim serioz.

    “Nëna ishte e lumtur që na pa. Fillimisht e kam mbajtur për dore. Kemi biseduar duke tentuar ta qetësojmë. Ajo kërkoi ujë, por për shkak të rrethanave nuk guxuam t’i japin, pasi mjekët fillimisht kërkonin t’i bënin një kontroll. Ajo më pas na pyeti se çfarë dite është sot”, shtoi Erilmaz.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark