×
  • Sport
  • Sport

    Ranieri zbulon sekretin e Leicesterit

    Insajderi
    08 February 2016 - 23:27

    Trajneri i skuadrës së Leicester Cityt ka shfaqur mënyrat sekrete të stërvitjes së lojtarëve të tij drejt fitimit të Premier Ligës.

    ‘Dhelprat’, deri më tani kanë shkëlqyer këtë sezon duke arritur të renditen të parët në tabelën e Premier Ligës. Në anën tjetër Claudio Ranieri ka zbuluar se në çfarë mënyre i ka motivuar dhe stërvitur lojtarët.

    “Kur kam folur me lojtarët e kam kuptuar se ata kishin frikë nga taktikat italiane. Për një trajner italian futbolli do të thotë ta kontrollosh lojën duke përmbushur idetë e trajnerit. Kam folur shumë, mirëpo ata nuk dukeshin shumë të vendosur, mirëpo as unë. Ju tregova që ju besoj shumë dhe kam folur shumë pak për taktikat”, ka përfunduar ai.

    Leicester gjatë fundjavës mposhti Manchester Cityn në ‘Etihad Stadium’ me rezultat 3 me 1, duke mbetur në vendin e parë në tabelë me 5 pikë më shumë se ndjekësit Tottenham dhe Arsenal.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark