×
  • LifeStyle
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    26 Milion Euro investim për Courtyard by Marriott, prej të cilave 16.5 Milion Euro do të financohen nga NLB Banka

    Insajderi
    30 October 2020 - 14:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas hapjes me sukses të hotelit të parë të brenduar në Kosovë, Four Points by Sheraton, Marigona Tower nënshkroi zyrtarisht kontratën për financimin e ndërtimit të hotelit Courtyard by Marriott dhe Marigona Tower Business Hub. Marrëveshja u nënshkrua nga Valton Billalli dhe Rasim Mrlaku, Aksionar në Marigona Tower, Andres Burkhardt, Kryetar i Bordit të Drejtorëve në NLB Banka dhe Albert Lumezi, Kryetari i Bordit Udhëheqës të NLB Bankës.

    “Sot po nënshkruajmë marrëveshjen e finacimit të projektit të parë tërësisht komercial i cili do të ndërtohet në qendër të Prishtinës dhe do të përfshij  Hotelin Courtyard by Marriott dhe Marigona Tower Business Hub.  Kosto e zhvillimit të këtij projekti do të jetë 26 Milion Euro, 16.5 Milion Euro prej të cilave financohen nga NLB Banka.   E tërë shuma e investimit të projektit është investim vendor nga Marigona Tower.  Dua të falenderoj stafin e NLB Bankës me të cilët kemi punuar një periudhë të gjatë për të arritur në financimin e këtij projekti të rëndësishëm për ne dhe për vendin”, tha Valton Bilalli, aksionar në Marigona Tower.

    NLB Banka është një nga bankat më aktive në treg sa i përket segmentit të financimit të projekteve dhe ka portfolio të konsoliduar tashmë në shumë sektor. Në një fjalë rasti, z. Lumezi, Kryetari Bordit Udhëheqës të NLB Banka tha “Si NLB Group kemi kënaqësinë të mbështesim financimin e ndërtimit te këtij hoteli dhe qendrës së biznesit me kredi investive prej 16.5 milion euro.  Ky financim i NLB Bankës tregon se fokusi ynë është gjithnjë në përmbushjen e kërkesave të klientëve dhe nevojave të tregut edhe në këtë kohë sfiduese të mbizotërimit të pandemisë COVID-19. Ne besojmë se përparësia e Bankës tonë është qe e kemi zemrën dhe mendjen të ndërlidhur me rajonin ku veprojmë.”

    Lidhur me investimin

    Investimi i gjithmbarshëm në hotel dhe në qendër të biznesit gjatë tri viteve të ardhshme do të arrij shumën prej 26 milionë eurove, ndërsa nga ai do të përfitojnë së paku 400 punonjës.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    19 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark