×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    26 vite nga lansimi i këngës më të suksesshme të “Depeche Mode”

    Insajderi
    05 February 2016 - 18:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me 5 shkurt të vitit 1990, grupi deri atëherë i njohur por me asnjë këngë të veçuar si hit, do të lansonin këngën që vetëm disa ditë më vonë do të bëhej etiketa e “Depeche Mode”.

    “Enoy the Silence” ishte titulluar kënga e cila sot e asaj dite do të konsiderohej si kënga më e suksesshme e grupit pasi brenda javës u rendit si më e dëgjuar në top listat britanike dhe amerikane.

    Vetëm disa muaj më vonë kënga do të bëhej hiti më i madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një vit më pas u zgjodh si “Kënga më e mirë në Britani” në ceremoninë e çmimeve “Brit Awards”.

    Bendi i krijuar në vitin 1980 është një nga bendet më të njohura dhe me më ndikim në botë. Konsiderohen si bendi që kanë sjellë frymë të re të muzikës në Britani e më vonë në të gjithë botën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark