×
  • Lajme
  • Insajderi

    27 ditët e rënda të pagjumësisë për Besnik Bislimin

    Insajderi
    21 July 2022 - 16:48

    Zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi duket se ka kaluar gati 30 ditë të pagjumësisë, siç thoshte shefi i tij, Albin Kurti për çështjen e regjistrit të faturimit të rrymës për banorët serb në veri. Zyra e Rregullatorit të Energjisë, me 24 qershor i ka dhënë licencën kompanisë që ka pronarë të vetëm qeverinë e Serbisë, “Elektroserverit”, e cila ka qenë e obliguar që brenda shtatë ditësh t’i sigurojë KEDS-it dhe KOSTT të dhënat më të fundit të disponueshme për konsumatorët, dhe atë ta bëjë përmes BE-së. E meqë kjo kompani nuk i ofroi qeverisë të dhënat, Bislimi bie në gjumë dhe zgjohet në mëngjes me preokupimin e regjistrit të konsumatorëve

    “Elektroserveri” kompania që u licencua me 24 qershor nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka qenë e obliguar që brenda shtatë ditësh t`u ofrojë KEDS-it dhe KOSTT-it regjistrin e konsumatorëve në veri.

    Në regjister tregohet numri i saktë i konsumatorëve serb, por edhe i atyre shqiptarë që banojnë në pjesën veriore të Kosovës e që deri tash nuk kanë paguar për shpenzimet e bëra.

    Por si pasoje e mos kryerjes së këtij obligimi nga “Elektroserveri”, probleme me pagjumësi i kanë dal zv/kryeministrit Besnik Bislimi. Shefi i tij, Albin Kurti tha se Bislimi bie në gjumë dhe zgjohet në mëngjes me preokupimin e regjistrit të konsumatorëve.

    “Nuk e kemi regjistrin e konsumatorëve në veri dhe ky është preokupimi ynë kryesor dhe kjo është çështja numër 1 me të cilën zgjohet në mëngjes dhe bie të fle në mbrëmje zëvendësi im – nëse fle – Besnik Bislimi”.

    “Sepse sot nuk ka gjë më të rëndësishme për të, do të thosha edhe për shtetin tonë sesa të zbatohet ai udhërrëfyes dhe përfundimisht të kemi shërbimin e furnizimit edhe në veri, pagesën e energjisë së konsumuar, dhe në këtë mënyrë, stabilitetin energjetik në Kosovë”, tha Kurti.

    Që nga ajo periudhë Bislimit i bie të ketë pasur 27 ditë pagjumësie, shkruan Gazeta Insajderi.

    Por vetë zëvendëskryeministri Bislimi, ka tentuar që t`i ik pyetjeve të gazetarëve rreth kësaj çështje.

    “Nuk e di pse po flisini për pikën 0 në vend se të flisni për impelmentimin e marrëveshjes. Marrvëshja ka 100 ditë nëse keni interesim të kthehet në pikën 0 atëherë thuani por ne nuk jemi të interesuar ne duam ta implementojmë“, tha Bislimi para gazetarëve në kuvend ku kishte shkuar të raportonte.

    Por se ka problem me gjumë, e pati konfirmuar më heret vetë Besnik Bislimi.

    Në dhjetor të vitit 2020, dy muaj para zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021 kur LVV-ja fitoi 50.28% të votave, Bislimi deklaronte se kishte probleme me gjumin.

    “Mbështetja që kemi tash është paska e frikshme, është aq e madhe, njerëzit kanë pritje të madhe. Ka një javë që kam probleme me gjumë se nuk e di si do t’i përgjigjemi kësaj pritshmërie. Është hera e parë që Besnik Bislmi thotë ne do të kemi kaq deputetë. Mbi 55 po”, tha Bislimi.

    Përveç Bislimit probleme me pagjumësinë duket se ka edhe një anëtare e kabinetit qeveritar.

     Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në seancën e Kuvendit të Kosovës derisa vazhdonin diskutimet është parë duke u kotur paksa.

    Paraprakisht ajo, ka thënë në Kuvend se po përgatiten për sezonën e dimrit sa i përket furnizimi me energji elektrike.

    Çka është marrëveshja e energjisë që po lë pa gjumë Besnik Bislimin

    Besnik Bislimi, ish shefi i financave në qeverinë Kurti I, e mori përgjegjësinë e zëvendëskryeministrit në një qeveri që erdhi nga një mbështetje “e frikshme”, siç thoshte ai para zgjedhjeve të fundit parlamentare, kur fliste për rritjen e madhe të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Përveç si zv/ministër i Kurtit, ai u ngarkua edhe me detyrën e personit kryesor për dialogun Kosovë- Serbi.

    Nga kjo cilësi me21 qersho në Bruksel, Besnik Bislimi vendosi nënshkrimin e tij në marrëveshjen me Serbine për energjinë, marrëveshje kjo që u arrit me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Rrjedhimisht Qeveria Kurti u akuzua se nënshkroi marrëveshjen që u kundërshtonte fuqishëm sa ishte në opozitë.

    Me këtë marrëveshje synohet faturimi i energjisë në veri të vendit.

    Sipas marrëveshjes, kompania që do të bëjë faturimin e rrymës në komunat veriore është nga Serbia dhe jo kompani private serbe ashtu siç u theksua fillimisht nga Qeveria e Kosovës.

    Gazeta Insajderi raportoi se Kosova pranoni që këtë ta bëjë një kompani serbe që shtetit të Kosovës i referohet si “Kosovë e Metohija”. Përveç kësaj, pronari i operatorit “Elektrosever” sipas regjistrimit zyrtar në ARBK, del të jetë Qeveria e Serbisë.

    Të dyja palët kanë rënë dakord për 9 pika, por pikërisht në pikën e parë të marrëveshjes, specifikohet se parashihet që të bëhet licencimi i kompanisë serbe “Elektrosever” nga ZRrE-ja për faturimin e energjisë në veri.

    Elektroservei u licëncua tre ditë pas arritjes së marrëveshjes. E që sipas pikës 2 të marrëveshjes, brenda shtatë ditëve nga lëshimi i licencës për furnizim, Elektrosever do t’i sigurojë KEDS-it dhe KOSTT të dhënat më të fundit të disponueshme për konsumatorët, përmes BE-së.

    Këtë nuk e kishte bërë.

    Por në pikën 3 të marrëveshjes thuhet se brenda 10 ditëve nga lëshimi i licencës për furnizim, Elektrosever do të nënshkruajë marrëveshjet e nevojshme teknike me KOSTT-in dhe KEDS-in për të operuar në tregun e energjisë së Kosovës.

    “…gjegjësisht Marrëveshjen Kornizë për pranimin e rregullave të tregut të energjisë elektrike me KOSTT-in, Marrëveshjen për Detyrimi i Bilancit me KOSTT-in, Marrëveshja e Kyçjes me KEDS-in dhe një marrëveshje komerciale me KEDS-in për ofrimin e shërbimeve të shpërndarjes (faturimi, arkëtimi, mirëmbajtja dhe kyçja fizike e konsumatorëve të rinj) në katër komunat veriore me shumicë serbe, sipas paragrafit 1 të nenit. 5 të Marrëveshjes 2013”, thuhet më tej në marrëveshje.

    Nga fundi i luftës, më 1999, deri më 2017, rrymën për qytarët në veri e kanë paguar qytetarë të pjesëve të tjera të Kosovës.

    Nga 2017-ta e këndej – për shkak të ankesave të shumta – përgjegjësia për pagesën ka kaluar te Qeveria e Kosovës.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark