×
Show

27 organizatorë të “Eurovision 2017” japin dorëheqje

Insajderi
15 February 2017 - 15:20

Festivali  evropian i muzikës “Eurovision”, ka pësuar një goditje , kjo pasi që 21 anëtarët e nivelit të lartë për organizimin e ngjarjes kanë dhënë dorëheqjen.

Ekipi ukrainas i Eurovision-it, thonë se ata ishin të zhveshur nga përgjegjësitë më të mëdha në dhjetor të vitit të kaluar, kur një shef i ri u emërua në komitetin organizues, raporton BBC.

Sipas letrës të dorëheqjes, ata ishin “tërësisht të bllokuar” nga marrjen e vendimeve në lidhje me shfaqjen.

EBU e cila është themeluese e Eurovision, ka thënë se  transmetuesi publik i Ukrainës ka për të “arritur në afat kohor” për të finalizuar përgatitjet,  pavarësisht trazirave.

Një ditë më parë, kanë dalë në shitje 70 mijë bileta, çmimi i të cilave është nga 8 deri në 500 euro dhe mund të blihen në faqen e internetit Concert.ua.

Edicioni i 62-të i Eurovision Song Contest 2017, do të mbahet në Kiev të Ukrainës, me 9,11 dhe me 13 maj. /Insajderi.com

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark