×
  • Lajme
  • Insajderi

    28 vjeçari nga Malisheva i zhdukur dje dyshohet se u kidnapua, Policia jep detaje

    Insajderi
    22 November 2020 - 16:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Jetmir Rudi nga fshati i Rud i komunës së Malishevës, është raportuar i zhdukuar nga dita e djeshme dhe ende nuk dihet për vendndodhjen e tij.

    Menjëherë pas lajmërimit të rastit nga vëllaiu i Jetmir Rudit, Policia ka nisur hetimet për ta gjetur atë.

    I riu nga Malisheva dyshohet se është kidnapuar. Zëdhënësi i Policisë së rajonit të Gjakovës, Nysret Gjurkaj, ka thënë se familjarët e 28 vjeçarit, kanë pranuar një foto të një personi i cili ishte i lidhur me litar.

    Por, sipas tij ende nuk dihet lokacioni dhe kur është shkrepur fotografia.

    “Me me datë 22.11.2020 rreth orës 09:00 në Stacionin Policor – Malishevë, ka ardhur familjari i personit të zhdukur dhe i cili njoftoi se dje me datë 21.11.2020 rreth orës 17:00 vëllai i tij J.Sh.R, lindur me 1993. Ai kishte dalë nga shtëpia në fshatin Rud, dhe që nga ajo kohë edhe pas kërkimit tek të afërmit e tyre nuk kanë mundur të kontaktojnë me të”, tha Gjurkaj.

    Gjurkaj tha se për gjetjen e tij pritet të angazhohet edhe njësia K-9 e Policisë për gjetjen e të riut.

    “Patrullat Policore nga Stacionit Policor Malishevë dhe disa bashkëfshatar janë kërkim të tij. Sipas informacioneve dyshohet se bëhet fjalë për kidnapim (familjaret kanë pranuar një foto të një personi i cili ishte i lidhur me një litar, edhe pse nuk dihet lokacioni dhe koha e fotos. Pritet të angazhohet dhe Njësia K-9 në kërkim të të zhdukurit”, theksoi Gjurkaj.

    Ndërkaq, në raportimin fillestar, familjarët e tij kanë treguar se ai është larguar nga shtëpia dje (e shtunë), rreth orës 17:00.  /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark